Fshehu 3 mln €, Prokuroria
mbyll hetimet për Gjin Gjonin
PDF/Vendimi i Prokurorisë për pushimin e çështjes

TIRANE - Hetimet për fshehjen e 3 milion euro pasuri ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtarit të apelit Gjin Gjoni janë mbyllur për procedurë nga Prokuroria e Elbasanit, një vit pas kallëzimit nga inspektoriati i pasurisë.

A1 Report ka siguruar një kopje të vendimi të pushimit të hetimeve ndaj gjyqtarit Gjoni, vendim i cili mban datën 20 prill 2015, afro një vit nga kallëzimi i Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive.

Në faqen 61 të këtij vendimi rezulton se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 2 herë zgjatje afati për hetimet ndaj Gjonit, e përkatësisht më 31/07/2014 dhe 10/11/2014 por dhe pse afatet janë zgjatur me 6 muaj kjo kohë s’ka mjaftuar për prokurorin Bledar Mustafaraj të mbyll hetimet.

Sipas argumentit të prokurorit Mustafaraj është vendimi i Gjykatës së Elbasanit që ka krijuar pamundësinë e kompletimit të hetimeve pasi letër porosit nga Franca dhe Gjermania nuk kanë mbërritur akoma. E për këtë shkak ai shprehet:
Vendosa të pushoj ndjekjen penale, për efekt të procedimit penal nr.1098 të vitit 2014, në ngarkim të personave nën hetim Gjin Gjoni dhe Elona Çaushit, të dyshuar secili për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve, refuzimit të deklarimit, mosdeklarim dhe Fshehje ose deklarim të rremë të pasurive.

Pas publikimit të vendimit për pushimin e hetimeve nga A1Report, Prokuroria e Elbasanit ka reaguar me anë të një sqarimi duke u shprehur se për RASTI “GJIN GJONI” Duhet pasur parasysh se çështja mund të rihapet, nëse në përgjigje të letër-porosive përfitohen të dhëna që mund të shërbejnë për të rihapur hetimi.

Një vit më parë ishte Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive që kallëzoi penalisht Gjonin për fshehjen e një pasurie në afro 3 milion euro, mes të cilave bënin pjesë llogari bankare, prona të paluajtshme, automjete dhe biznese të cilat Gjoni i kish deklaruar si pronë e bashkëshortes së tij Elona Çaushi.

Prokuroria e përgjithshme: Po të kemi prova të reja do të rihapim çështjen
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me vendimin për pushimin e hetimeve për rastin e gjyqtarit Gjin Gjoni. Në një deklaratë lëshuar për mediat menjëherë pas lajmit se Prokuroria e Elbasanit ka pushuar hetimet për Gjin Gjonin, Prokuroria e Përgjithshme thotë se çështja do të rihapet në rast se do të dalin fakte të reja në lidhje me këtë rast.
 
Duhet pasur parasysh se çështja mund të rihapet, nëse në përgjigje të letër-porosive përfitohen të dhëna që mund të shërbejnë për të rihapur hetimi.
 Arsyetimi ligjor:
 Veprat penale për të cilat po zhvillohet ky procedim penal janë ato të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose të çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuara nga nenet 186 e 257/a të Kodit Penal
 Neni 186 i Kodit Penal parashikon:
 “Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet
.” – thuhet në reagimin e Prokurorisë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq