/ATSH/-Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të gjyqtarit të Gjykatës së Kavajës, Osman Aliu, i akuzuar për fshehje të pasurisë.

Sipas prokurorisë, nga dokumentacioni i administruar rezulton se gjyqtari Osman Aliu në Deklaratat Periodike Vjetore 2009 - 2013 nuk ka deklaruar 41 transferta të kryera nga një kompani financiare në drejtim të Italisë në shumën totale 10 200 euro.

Gjithashtu po në Deklaratat Periodike Vjetore 2008 - 2013 nuk ka deklaruar shlyerjen e detyrimit për blerjen e një apartamenti, si dhe gjendjen e llogarisë së tij nga paga.
Hetimi për këtë rast nisi pas denoncimit të bërë në fund të muajit shtator të vitit të kaluar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive./