Fshehu dënimin në Itali/ Prokuroria pushon hetimet për ish-deputetin e LSI, Gledion Rehovica kërkon rikthimin në Kuvend

TIRANË - Një vit më parë iu hoq mandati nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si deputet që kishte gënjyer me formularin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim të drejtësisë italiane, një vit më pas kërkon të rithehet sërish në parlament.

Report Tv ka siguruar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila ka konfirmuar pushimin e hetimeve të prokurorisë për ish-deputetin Gledion Rehovica të hetuar për veprën penale të falsifikmit të formularëve, vilave dhe stampave. Ky vendim ëhstë marrë nga prokurori Julian Xhengo dhe miratuar më pas nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Rexhina Memlika.

Nga hetimet dhe verifikimet e njësisë së dekriminalizimit reuzlton se në itali Rehovica njihej me emrin Mina Kusta, por për prokurorin nuk ka vepër penale e për pasojë janë pushuar hetimet. E kur njësia e dekriminalizimit asokohe drejtuar nga Rovena Gashi kërkoi heqjen e mandatit për fshehje të dënimit, autoritetet italiane janë përgjigjur më 9 prill 2018 palës shqiptare duke sqaruar se: “Gledjon Rehovica nuk është dënuar ndonjëherë më parë në Republikën e Italisë”.

Ndërsa këtë vendim ish-deputeti e ka çuar në Gjykatë Administrative si provë duke rikërkuar mandatin e humbur, ka qenë KQZ ajo që ka kërkuar kohë për tu njohur me vendmin dhe seanca u shty. Sëbashku me Rehovicën në janar 2018 mandati iu hoq dhe deputetit të PDIU-s Aqif Rakipi, i cili po ashtu ka bërë padi në administrative duke rikërkuar mandatin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr