Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi është arrestuar sot nga forcat e policisë të komisariatit të Kavajës. Ka qenë një vendim i Gjykatës së Tiranës gjatë mesditës së sotme, që ka dhënë për Rroshin, në mungesë, masën e sigurisë "arrest me burg".
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka sqaruar përmes një njoftimi për shtyp se, mbi Rroshin rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve dhe mosdeklarim në formularin e vetëdeklarimit. Rroshi nuk deklaroi arrestimin e tij në Itali, në vitin 1993, në moshën 16-vjeçare si dhe arrestimin e dëbimin dy herë nga shteti zviceran në vitin 1995 dhe 1997.
Ka qenë organi i akuzës që ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg", gjë e cila është pranuar nga Gjykata mesditën e sotme.
"Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit. Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit", thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.
Rroshi është përcjellë për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe brenda 48 orëve ai do të njihet me masën e sigurisë në ngarkim të tij.
Për shkeljet ligjore si falsifikimi dhe deklarimi i rremë në formularin e vetëdeklarimit për efekt të ligjit të dekriminalizimit, Rroshi rrezikon dënim me gjobë si dhe dënim me burg nga 3 deri në 5 vite.
Dy ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i çeli rrugë Prokurorisë që të hetojë formularët e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi dhe atë të Krujës, Artur Bushi, pas dyshimeve të ngritura për deklarim të rremë.
Në 31 maj, kryebashkiaku i Kavajës dha dorëheqjen pasi siç deklaroi, avokatët e tij kishin zbuluar se ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga drejtësia italiane në vitin 1992, atëherë Rroshi në moshën 16-vjeç.
Ndërsa tre ditë më pas, Elvis Rroshi tërhoqi dorëheqjen pasi publikoi dy dëshmitë e penalitetit të lëshuara nga drejtësia italiane, ku ai rezultonte i pastër me të dy emrat, Ervin dhe Elvis.

(Dy automjetet civile të policisë që sollën Elvis Roshin në Drejtorinë e Policisë Tiranë)

(Avokati Theodhori Sollaku që do përfaqësojë Roshin në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë)
Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:
"Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, rezulton se i dyshuari nuk ka paraqitur në formularin “Për Dekriminalizimin” të dhëna penale dhe personale, të cilat janë të detyrueshme për t’u shënuar.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimin kryesisht, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Sektorit për Verifikimin e Integritetit të Personave në Funksione Publike në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo strukturë kërkoi fillimisht verifikimin paraprak të formularit të subjektit Elvis Rroshi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Më pas, ky Sektor vijoi verifikimin sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Në bazë të të dhënave të përftuara nga ky verifikim i thelluara, Sektori përkatës në Prokurorinë e Përgjithshme përcolli informacionin në Prokurorinë e Tiranës, e cila regjistroi procedimin penal.
Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.
Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.
Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit.
Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme, janë siguruar informacione se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës.
Në bazë të këtyre të dhënave, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Elvis Rroshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë, i dyshuar për veprën penale të “Fallsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal", thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.
Vijon...
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO