Fshehu dënimin dhe rrezikon mandatin, ish-aleati i Bashës: Jam shpallur i pafajshëm /FORMULARI

Kryetari i partisë së pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri rrezikon mandatin e deputetit, vetëm pak ditë pasi u betua në Kuvend. Mësohet se Jenishehri ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të marrë në vitin 2001. Ai ishte dënuar me 8 muaj burg me akuzën për tjetërsim pronash.

I kontaktuar nga Report Tv, Jenishehri ka pranuar se është dënuar nga Gjykata e Shkodrës për akuzën e tjetërsimit të pronave, por se e ka apeluar këtë vendim, të cilin më pas e ka fituar në Gjykatën e Lartë. Ai e argumenton se nuk e ka deklaruar në formular pasi është shpallur i pafajshëm para 10 viteve, ç'ka sipas tij nuk përbën një mashtrim.

"Jam akuzuar për vjedhje dhe mashtrim dhe kam marrë pafajësinë në Gjykatën e lartë. S'jam akuzuar kurrë për vjedhje në Itali. Absurditete dhe çuditem kur i dëgjojë. Kam plotësuar formularin, i cili thotë se lejohet të kandidosh nëse dënohesh 2 vjet dhe kanë kaluar dhjetë vjet. Unë deklaroj që asnjëherë në jetën time nuk i kam vjedhuur askujt asnjë pronë", tha Jenishehri për Report Tv. 

Jenishehri kërkonte nga kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha që t”i rikonstruktonte godinën e partisë së tij, pasi në rast të kundër do të pranonte të merrte mandatin. Duke qenë se Basha nuk i plotësoi këtë kërkesë, Jenisheri vendosi të pranonte mandatin dhe u bë pjesë e opozitës së re. 

Kreu i partisë së pensionistëve të Shqipërisë mori mandatit e deputetit më 14 maj. Ai vjen nga lista e Partisë Demokratike në Shkodër, i cili arriti të siguronte një karrige në Parlament pas djegies në bllok të mandateve nga PD-LSI.

Formulari i dekriminalizimit të  Selami Jenisherit në KQZ

(Kliko këtu për të lexuar  formularin e plotë të vetdeklarimit)

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë