TIRANE- Ministria e drejtësisë i kërkon KLD shkarkimin nga detyra të një gjyqtari pranë Gjykatës së Beratit. Masa disiplinore pason një kërkesë të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe kontrollit të Pasurive sipas të cilit gjyqtari në fjalë nuk kishte bërë deklarim të saktë të gjendjes së 4 pasurivë që ai dispononte. Kjo është kërkesa e 9-të e Ministrisëe së Drejtësisë për procedim disiplinor të gjyqtarëvë të depozituar në KLD për 2012. Ndërkohë Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka nisur procedimin disiplinor dhe për 7 përmbarues privatë gjyqësore si dhe ndaj 6 noterëvë në qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Korcë dhe Lezhë. Masat disiplinore të Ministrisë së Drejtësisë pasojnë një seri kontrollesh dhe inspektimesh të ushtruar prej saj në 46 zyra përmbaruesish provat si dhe në 7 zyra noteriale. Nga kontrollet u konstatuan mangësi në dokumentacion dhe shkelje të ndryshme ligjore.(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com











