TIRANE - Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka paraqitur në Prokurori kallëzime penale ndaj 16 ish-zyrtarëve për veprën penale të akuzës së fshehjes apo mosdeklarimit të pasurisë. Sipas njoftimit të dhënë nga ILDKP, veç kallëzimit penal, ndaj 16 ish-zyrtarëve janë marrë edhe masa administrative.

Në mesin e zyrtarëve të akuzuar është edhe ish-deputeti socialist Andis Harasani. Gjithashtu mes personave të kallëzuar ndodhen edhe 7 ish-zyrtarë të tatimeve.

Më poshtë personat e kallëzuar penalisht nga ILDKP:

-     Luan Jonuzi, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës
-    Qamil Korça, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë
-    Afërdita Hysa, për funksionin Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë
-    Andis Harasani, për funksionin Deputet, Kuvendi i Shqipërisë
-    Ziso Lluci, për funksionin Kryetar, Komuna Finiq, Qarku Vlorë
-    Elisabeta Ferizaj (Muda), për funksionin Doganier në D.P.Doganave, Dogana Sarandë
-    Meliha Kukaj, për funksionin Kancelare në Gjykatën e Shkallës së Parë Pukë
-    Shpëtim Bajrami, për funksionin Inspektor në D.P.Tatimeve, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë
-    Roland Çelmeta, për funksionin Zv-Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit
-    Adem Halilaj, për funksionin Drejtor i BCU, Shtabi i Përgjithshëm, Ministria e Mbrojtjes
-    Nestor Ruço, për funksionin Doganier, Dogana Korçë
-    Armand Tartari, për funksionin Drejtor i Planifikimit dhe Programimit, Ministria e Mbrojtjes
-    Arben Lekaj, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër
-    Marion Hasanaj, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier
-    Vladimir Përdhiku, për funksionin Nënprefekt, Qarku Korçë
-    Tare Beqiri, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier

Të 16 ish-zyrtarët tashmë akuzohen për veprën penale të “Fshehjes apo deklaraimit të rremë të pasurisë”, ndëra materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)