TIRANE-Transferoi 41 herë para jashtë Shqipërisë duke mos i deklaruar sipas ligjit për zyrtarët e Republikës së Shqipërisë, prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon kërkesën për gjykim ndaj gjyqtarit të Kavajës Osman Aliu.

Sipas akuzës Aliu ka kryer 41 herë transferta jashtë vendit nëpërmjet agjensive të transfertave në Kavajë e Durrës, por këto veprime ai asnjëherë si ka pasqyruar në deklaratën e pasurisë.

Në kërkesën për gjykim një kopje të së cilës A1Report disponon, rezulton se gjykatësi Osman Aliu ka fshehur po ashtu një transfertë në vlerën e 10200 eurove, një borxh të marrë nga qytetari me iniciale K.K në vlerën e 3.1 milion dhe një aparmtament të blerë në kompanin D.Constraction.

Po ashtu thotë prokuroria nga hetimet e kryera gjyqtarit Aliu i rezulton për vitin 2008 një pasuri e pajustifikluar në vlerën e 545 mijë lekësh.

Në 2014 gjyqtari Osman Aliu u denoncua fillimisht nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili në një ankesë drejtuar kreut të KLD-s Bujar Nishani njëheraz dhe President i Republikës denoncoi vendimet abuzive të Aliut i cili kish liruar me vendimet e tij persona me precedent kriminal dhe të rrezikshëm për shoqërinë.

Por dhe pse kanë kaluar më shumë se 7 muaj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka marrë asnjë vendim për të penalizuar Aliun por ka zgjedhur ta shtyjë shqyrtimin e kësaj kërkesë të depozituar nga ministri i Drejtësisë Nasip Naco pas inspektimeve të kryera në Gjykatën e Kavajës.
 
 
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)