Zbulohet një tjetër abuzim financiar në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në investigimin e Report Tv zbulohet se si pagat e trajnerëve të ekipeve kombëtare lëvizin nga viti në vit, duke pasur një raport të zhdrejtë me atë çfarë deklarohet dhe me atë çfarë pasqyrat financiare e tregojnë, pasqyra të siguruara ekskluzivisht nga Report tv.
Kështu, për vitin 2016, shpenzimet për pagat e trajnerëve të ekipeve kombëtare, përfshi atë të ekipit A për meshkuj, që asokohe ishte Gianni De Biasi, arrinin në 1 miliardë e 174 milionë lekë të vjetra. Siç është bërë e ditur, rritja e pagës bazë të ish-trajnerit të ekipit tonë kombëtar u bë në fund të vitit 2016.
Këtu nuk llogariten shpërblimet dhe dietat, përfshi edhe Kampionatin Europian 2016. Ndërsa për vitin 2017, Report Tv zbulon se pagat e trajnerëve u ulën në 1 miliardë e 119 milionë lekë të vjetra, pra 55 milionë lekë më pak, kur në fakt paga e De Biasit gati u dyfishua.
De Biasi dha dorëheqjen në mesin e muajit qershor 2017 dhe pas tij firmosi Christian Panucci, që u bë e ditur se do të përfitojë aq sa De Biasi paguhej në kontratën e fillim vitit 2016. Por në projekt buxhetit të vitit 2018, që Report Tv ka siguruar eksluzivisht, zbulohet se pagat e trajnerëve do të jenë akoma më pak, 1 miliardë e 40 milionë lekë të vjetra. Trajnerët janë po ata, madje për vitin 2018 do të shtohen edhe trajnerët e grupmoshave U-18, U-16 dhe U-14.
Pyetja që lind në këtë rast është: Si ka mundësi që pagat në total ulen, ndërsa trajnerët shtohen dhe rroga e tyre rritet?
Burime të sigurta për Report Tv tregojnë se trajnerët e ekipeve kombëtare përfitojnë dieta dhe shpërblime të majme, ndërsa paga mbetet konstante, për të treguar në publik se Federata Shqiptare e Futbollit kursen dhe nuk ka rroga të fryra.
s.k/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 14256
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06
-
Moti i keq/ Në Peshkopi trashësia e borës i kalon 35 cm, i bllokuar bypass i Murrizit! Në Shkodër bora izolon fshatrat malorë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 08:57
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42
-
Atentati në Tiranë/ 56 vjeçari, pronar i një mobilierie u vra në sy të gruas, ishin bashkë në makinë! Pistë hetimi, konfliktet brenda rrethit familjar
13 Janar, 08:36
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46