FSHF aplikon për organizimin e Superkupës Europiane në 2020-tën

FSHF aplikon për organizimin e Superkupës Europiane në 2020-tën

Organizimi i Superkupës Europiane

Federata Shqiptare e Futbollit ka depozituar sot zyrtarisht në UEFA aplikimin e saj për organizimin e “UEFA SuperCup™ 2020” në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë. Grupi i punës për përfundimin e dosjes së plotë të dokumentacionit për kandidaturën përkatëse ka mbyllur të gjithë praktikën e aplikimit. Zyrtarisht, tashmë “Arena Kombëtare” është një nga impiantet kandidate për të marrë finalen e Superkupës së Europës për vitin 2020.

Ideja për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm në kalendarin e futbollit Europian, vjen nga dëshira për promovimin e vlerave të mikpritjes shqiptare, si dhe nga ambicia për zhvillimin e emrit të mirë të kulturës sportive në vend, e nxitur kjo, edhe nga përfundimi i shpejtë i “Arenës Kombëtare”, punimet e të cilit vijojnë me intensitet shumë të lartë. Organizimi në kryeqytet i Superkupës Europiane merr një rëndësi absolute, jo thjesht nga pikëpamja sportive, por mbi të gjitha, edhe për imazhin e Shqipërisë, dhe sidomos Tiranës.

Pas dorëzimit të dosjes zyrtare në UEFA, Federata Shqiptare e Futbollit falënderon të gjitha institucionet që bashkëpunuan me të për plotësimin e kritereve të kërkuara nga UEFA, përfshirë këtu: Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkinë e Tiranës, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale, Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, “Tirana International Airport”, Agjencia Kombëtare e Turizmit, si dhe të gjithë partnerët e tjerë që u angazhuan me këtë proces për të kërkuar sërish për herë të dytë organizimin e një finale Superkupe në Tiranë. Shumë shpejt “Arena Kombëtare” do të jetë gati si një vepër e madhe sportive kombëtare, dhe një kandidaturë potenciale për të organizuar një finale të një eventi europian të futbollit në vendin tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë