FSHF: Biletat për Danimarkën dalin
në treg ditën mërkurën në mëngjes

FSHF: Biletat për Danimarkën dalin<br />në treg ditën mërkurën në mëngjes
Federata shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët shqiptarë të interesuar për t'u pajisur me bileta për të ndjekur ndeshjen Eliminatore të Kampionatit Europian Francë 2016, se shitja e tyre në treg do të nisë në mëngjesin e ditës së mërkurë.

Ata do të kenë mundësi ti blejnë ato, në pikën e shitjes në Tiranë (pranë stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”) dhe në Elbasan, pranë teatrit “Skampa” të këtij qyteti. Ndeshja Shqipëri-Danimarkë, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian do të zhvillohet më datë 11 Tetor në stadium “Elbasan Arena”.

Kapaciteti i impiantit është 12.500 vende, por kërkesat janë shumë herë më të mëdha, pasi përpos faktit që është ndeshja e parë që Shqipëria zhvillon brenda këtë edicion, inaugurohet edhe “Elbasan Arena” pas rikonstruksionit total që kushtoi 5.5 mln Euro duke e kthyer në një impiant me nivel ndërkombëtar.

Interesimi për bileta është i madh edhe nga trevat shqiptare, vecanërisht nga Kosova, teksa “Plisat” prishtinas, por edhe grupime të  tjera janë gati për të mbërritur në mbështetje të kuqezinjve.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’