FSHF bind De Biasin, i rrit pagën
me 60%, kombëtarja 2.7 mln Euro

FSHF bind De Biasin, i rrit pagën<br />me 60%, kombëtarja 2.7 mln Euro
Pas presionit disa mujor, Federata Shqiptare e Futbollit hedh hapin e parë për rinovimin e trajnerit të kombëtares Gianni De Biasi duke i rritur pagën 60% pas kualifikimit në Euro 2016.

Rinovimi është kthyer në lojë shahu mes FSHF dhe De Biasit, pasi qeveria e futbollit shqiptar ka bërë hapin e parë duke i rritur pagënme 60%, e përkthyer në shifra 800 mijë Euro për kontratën e re, por mbetet për t’u parë nëse është i kënaqur trajneri De Biasi.

Vendimi 6 muaj para Euro 2016 është bërë për të hedhur poshtë zërat për largimin e tij dhe për ta ‘lidhur’ me kuqzinjtë, ndërsa pas Europianit burime nga FSHF konfirmojnë se do të ketë sërish një tryezë diskutimi mes palëve, por gjithmonë në varësi të paraqitjes.

Paga e re futet në fuqi nga janari 2016 me rishikim, por disa nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv në FSHF nuk janë shumë të qartë mbi termat dhe momentin që do të futet në fuqi.
Rritja e pagës së trajnerit italian nuk është bonuesi i vetëm që federata ka adresuar në llogari të trajnerit pasi në përfundim të eliminatoreve të Euro 2016 ai përfitoi edhe 200 mijë Euro bonus për kualifikimin duke e dërguar shifrën në 1 mln Euro.

Shpërblimi i ekipit
Përpos vendimit për pagën e teknikut të kombëtares, KE ka marrë edhe disa vendime të tjera. Kështu vlera e shpërblimit për lojtarët kuqezi që siguran pjesëmarrjen në Euro 2016 nga 2 shkon në 2.7 mln Euro. Ndarja e çekut do të bëhet në ditët në vazhdim nga FSHF. Shpërblimi është nga qeveria shqiptare dhe FSHF.

Drejtori italian
Nga vendimet e Komitetit Ekzekutiv ka përfituar edhe ndihmës trajneri italian Paolo Tramezani, i cili do të gradohet në detyrën e Drejtorit Teknik të FSHF. Detyra e italianit, krahu i djathtë i De Biasit lidhet me strategjinë për zhvillimin e futbollit shqiptar duke nisur nga moshat dhe deri në kombëtaren e madhe.

Ndërkohë që disa nga vendimet e tjera që ka marrë Komiteti Ekzekutiv kanë qenë në lidhje me veteranët e futbollit shqiptar, por edhe me biletat dhe qëndrimin në Francë gjatë Kampionatit Europian të Futbollit që do të zhvillohet në Qershor.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë