“Në mbrëmjen e ditës së enjte, gjatë stërvitjes që arbitrat e Kolegjiumit të Tiranes po zhvillonin ne Kompleksin Dinamo, persona te paidentifikuar janë afruar në ambientet e përgatitjes dhe kanë sulmuar, duke e goditur me sende të forta arbitrin e këtij Kolegjiumi, Kridens Meta.
I lënduari është dërguar në spital me disa dëmtime. Sapo është njohur me ngjarjen Sekretari i Pergjithshem i FSHF, Ilir Shulku ka shkuar ne spital dhe me pas ne komisariat. Federata shqiptare e Futbollit i ben thirrje organeve kompetente qe te marrin masa sa me pare per identifikimin e autoreve, kapjen e tyre dhe venien para drejtesise” thuhet në njoftimin e FSHF. Meta bëri kallëzimin në Komisariatin Nr. 2 dhe sipas të dhënave të para autorët janë nga Kukësi.
d.b/shqiptarja.com