FSHF, Disiplina gjoba Partizanit
Skënderbeut dhe Laçit për tifozët

FSHF, Disiplina gjoba Partizanit<br />Skënderbeut dhe Laçit për tifozët
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar me gjoba Skënderbeun, Partizanin dhe Laçin për sjellje të gabuar të tifozëve në ndeshjet e javës së kaluar.
 
Ndërkohë që Erjon Vucaj për sjellje ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 2 ndeshje pezullim.
 
Vendimet e plota
1.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindemijë) Lekë.
 
2.KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 150.000 (njëqindeepesedhjetemijë) Lekë.
 
3.KF “Laci”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 150.000 (njëqindeepesedhjetemijë) Lekë.
 
4.Lojtari i KF “Terbuni” Edison Puka dhe lojtari i KF “Mamurrasi”, Rezart Maho, për goditje me grusht ndaj njëri-tjëtrit, në bazë të në nenit 48/1.e të KDS, dënohet secili me 5 (pësë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
 
5.Lojtari i KF “Tomorri”, Ervis Caco, për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.d te KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
 
6.Zyrtari i KF “Luzi 2008” Lavdrim Lusha dhe zyrtari Lulezim Kamberi, për protest ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të 56/1.a të KDS, dënohen secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
 
7.Lojtari i KF “Olimpik” U-19, Endi Peza dhe lojtari i KSSH “Veleciku” U-19, Juljan Hasaj, për sjellje jo sportive ndaj njëri-tjëtrit, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohen secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
 
8.Lojtari i KF “Butrinti” U-17 Keldi Jovani dhe lojtari i KF “Luftetari” U-17, Gerald Salaria, për sjellje jo sportive ndaj njëri- tjetrit, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohen secili me 1(një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
 
9.Mospranimin e kërkesës së KF “Gramozi” për ndeshjen midis KF “Gramozi” dhe KF “Kelcyra” zhvilluar më datë 08.04.2017 si të pa bazuar në Kodin e Disiplines Sportive.
 
10.Lojtari i KF “Laci”, Erjon Vucaj, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë