FSHF, Disiplina pezullon trajnerin e
portierëve të Vllaznisë Simone Olive

FSHF, Disiplina pezullon trajnerin e<br />portierëve të Vllaznisë Simone Olive
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka zbardhur dënimet për incidentet e regjistruara në javën e fundit të futbollit shqiptar në kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë.

Kështu Disiplina për sjellje ofenduese ndaj zyrtarit të FSHF-së, ka dënuar me 2 ndeshje pezullim trajnerin e portierëve të Vllaznisë, Simone Olive.

Flamurtari  paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të tifozëve do të dënohet. Kamza për mos shlyerjen e detyrime financiare, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 - 0  me  Velecikun.

Vendimet e plota
  1. Tranjeri i portjereve te KF ”Vllaznia”, Simone Olive, per sjellje ofenduese ndaj zyrtarit te FSHF-se, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
  2. KF “Flamurtari”, paralajmerohet se ne rast perseritje te sjelljes se gabuar te tifozeve te saj, do te jete subjekt i dispozitave qe parashikon  Kodi i Disiplines Sportive bazuar ne nenin 13 te KDS.
  3. KF “Kamza” per mos shlyerjen e detyrime finaciare, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0  me  KF ”Velecikun” bazuar ne nenet  55/1 dhe 134/2 te KDS.
  4. Lojtari i KF ”Shkumbini”, Artur Magani, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtare denohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
  5. Lojtari i KF ”Tomorri”, Berion Myzyri, per sjellje ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me  2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
  6. KF “Olimpik”, per mos shlyerjen e detyrime finaciare, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0  me  KF ”Shenkolli”,  bazuar ne nenet  55/1 dhe 134/2 te KDS.
  7. Zyrtari i KF ”Permeti”, Ilir Hasimi, per sjellje ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
  8. Zv.tranjeri i KF ”Himare”, Adrian Nena , per sjellje ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me  2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
  9. Lojtari i KF ”Teuta B”, Irdi  Kaci , per sjellje ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet  me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
  10. Drejtuesi i KF ”Luzi 2008”, Lavderim Lusha, per protestave me xheste  dhe fjale ofenduese ndaj zyrtareve, te ndeshjes denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe me gjobe me vlere  20.000 (njezetmije) leke gjobe, bazuar ne nenet 56/1.a dhe 136 te KDS.
  11. Lojtari i KF “Laci” U-19 , Kejvi Bardhi, per sulm dhe dhune ndaj zyrtarit te ndeshjes dhe lojtarit kundershtar pezullohet per 12(dymbedhjete) muaj nga aktiviteti bazuar ne nenet 5.5, 48/1.e dhe49/1.b te KDS.
  12. KF “Laci” U-19, per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive per zhvillimin normal te nje ndeshje dhe hyrje ne fushe te lojes te personave duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te ndeshjes, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KS “Vlora”  si dhe zhvillimin e 4(kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates bazuar ne nenin 65/3.b te KDS.
  13. Pranimin e kerkese se lojtarit te KF “Erzeni” , Elert Kalluci  dhe pezullimin e pjeses se mbetur te denimit bazuar ne nenin 33 te KDS.
  14. KF “Shkodra U-17”, per mos shlyerjen e detyrime finaciare, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 KF “Beselidhja” U-17 bazuar ne nenet 55/1 dhe 134/2 te KDS.
  15. KF “Vllaznimi” U-17, per mos shlyerjen e detyrime finaciare, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0  me  KF ” International” U-17 bazuar ne nenet 55/1 dhe 134/2 te KDS.
  16. KF “Skampini” U-17, per mos shlyerjen e detyrime finaciare, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0  me  KF ”Shkendia T” U-17 bazuar ne nenet 55/1 dhe 134/2  te KDS.
  17. KS “Kastrioti” U-17 dhe “Term Fc “ U-17 ,u zbriten 3(tre) pike ne renditje per mos shlyerjen e detyrime finaciare bazuar ne nenet 55/1 dhe 134/2  te KDS.
  18. KF “Luftetari“ U-17 dhe KF “Shkumbimi “ U-17 u zbriten 3(tre) pike ne renditje per mos shlyerjen e detyrime finaciare bazuar ne nenet 55/1 dhe 134/2  te KDS.
  19. KF  “Bylis” U-17 per mos shlyerjen e detyrime finaciare, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0  me  KF ”Vlora” U-17 bazuar ne nenet  55/1 dhe 134/2 te KDS.
  20. KF “Tirana B” U-17, per mos paraqitje ne ndeshjen me KF “Tomorri” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 bazuar ne nenet  55/1 dhe 134/2 te KDS.
  21. FK “Internacional”  U-19 ,per mos shlyerjen e detyrime finaciare, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0  me FK “Kukesi” U-19 bazuar ne nenet  55/1 dhe 134/2 te KDS.
  22.   FC “Term”  U-19, per mos shlyerjen e detyrime finaciare, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0  me FK “Beslidhja” U-19 bazuar ne nenet  55/1 dhe 134/2 te KDS.
  23. KF “Kastrioti” U-19, per mos shlyerjen e detyrime finaciare, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0  me FK “ Shkendia B” U-19 bazuar ne nenet  55/1 dhe 134/2 te KDS.
  24. KSSH “Skampini” U-19 dhe KF “Veleciku” U-19, u zbriten 3(tre) pike ne renditje per mos shlyerjen e detyrime finaciare, bazuar ne nenet 55/1 dhe 134/2  te KDS.
  25. KF “Tirana B” U-19, per mos shlyerjen e detyrime finaciare, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0  me KF “Tomorri” U-19 bazuar ne nenet  55/1 dhe 134/2 te KDS.
  26. KF “Bylis” U-19 per mos shlyerjen e detyrime finaciare, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0  me KF “Lushnja” U-19 bazuar ne nenet  55/1 dhe 134/2 te KDS.
  27. KF “Luftetari” U-19 dhe KF “Shkumbini” U-19, u zbriten 3(tre) pike ne renditje per mos shlyerjen e detyrime finaciare, bazuar ne nenet 55/1 dhe 134/2  te KDS. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)