FSHF e hekurt: Partizani 4 ndeshje
pa tifozë pas incidenteve në Kukës

FSHF e hekurt: Partizani 4 ndeshje<br />pa tifozë pas incidenteve në Kukës
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit është përgjigjur me dorë të hekurt për incidentin ne tifozët në ndeshjen me Kukësit dhe Partizanit.
 
"Partizani për sjellje të gabuar të tifozerisë së saj në mënyrë të përsëritur dënohet me 4 ndeshje pa spektatorë në ndeshjet e radhës.
 
Gjithashtu Partizani detyrohet që të zhdëmtojë stolat e thyer ne stadiumin “Zeqir Ymeri” në qytetin e Kukësit.
 
Ndërsa Kukësi për dështim në përmbushjen e përgjegjësive me pasojë sjelljen e gabuar të spektatorëve të saj  dënohet me 100.000 lekë gjobë" ka vendosur komisioni.
 
Por cfarë ndodhi në fundjavë në përballjen mes Kukësit dhe Partizanit?
Tifozët e Partizanit u përplasën me policinë dhe tifozët vendas pas provokimeve dhe për pasojë shkatërruan stolat e stadiumit.
 
Dy nga tifozët e Partizanit u proceduan në gjendje të lirë, ndërsa një i tretë përfundoi në spital nga plagët që mori nga goditjet, por nuk ka asnjë rrezik për jetën.
 
Ndeshja ishte vendimtare për fatet e kampionatit, por barazimi pa gola favorizoi Skënderbeun.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit