TIRANË - Një tjetër ndryshim që konfirmohet nga FSHF është edhe vendosja e Ish bomberit kuqezi Erjon Bogdani do të jetë zbuluesi i talenteve në ekipet kombëtare të Shqipërisë.
 
Golashenuesi më i mirë i kombëtares kuqezi ka pranuar të bëhet pjesë e ekipeve kombëtare.
 
Me rolin e tij, Bogdani do të ndjekë ecurinë e talenteve shqiptare në të gjitha kategoritë, U-17,U-19,U-21 dhe ekipit kombëtar A.
 
Afrimi i tij me stafin që drejton ekipet kombëtare shqiptare do të jetë një mundësi më shumë, jo vetëm për lojtarët e talentuar por edhe për stafet e ekipeve, të cilat do të marrin, propozime të kualifikuara. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)