FSHF 'fshin' tifozët nga stadiumet, e pësojnë Erzeni dhe Tomori! Shërbim prove për trajnerin e Kastriotit

FSHF 'fshin' tifozët nga stadiumet, e pësojnë Erzeni dhe Tomori! Shërbim prove për trajnerin e Kastriotit

Foto ilustruese

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka zbardhur vendimet në bazë të problematikave të shfaqura në javën e fundit të futbollit shqiptar. Disiplina ka dënuar disa skuadra për sjellje të gabuar të tifozëve, duke "kyçur" stadiumet e Erzenit dhe Tomorit. Veç tyre kërcasin edhe gjobat në shuma të konsiderueshme monetare. Në kushtet kur tifozët nuk i mbushin stadiumet në vend, FSHF i vendos drynin. Shërbim prove për trajnerin e Kastriotit, i cili falet nga Disiplina duke qenë në monitorim për gjashtë muajt që vijnë.

Vendimet e plota:

KF Erzeni, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve si dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 64/2, 65/3/c dhe 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Bylis, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

 FK Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjete mijë) lekë. Flamurtari FC, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

FK Tomori, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke lejuar hyrjen brenda rrethimit të fushës të personave të pa autorizuar, që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 64/3/b dhe 65/3/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

FK Apolonia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF

KF Butrinti, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për turin 1/16 të Kupës së Shqipërisë, kundër FK Dinamo, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 36/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KS Kastrioti, Emiljano Cela, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, zyrtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën