FSHF: Gati për Shqipëri-Izrael
nuk ka regjim të tepruar polico

FSHF: Gati për Shqipëri-Izrael<br />nuk ka regjim të tepruar polico
Federata Shqiptare e Futbollit deklaron se përgatitjet për ndeshjen Shqipëri-Izrael, që luhet nesër në Elbasan, po shkojnë normalisht dhe masat e sigurisë të marra nuk janë të ekzagjëruara.
 
Nuk po ndodh asgjë e pazakontë dhe ju mund ta shikoni vetë, nuk ka regjim të tepruar policor.
 
Janë vetëm dy policë përpara hyrjes së stadiumit. Nuk do të ketë regjime kaq të tepruara policore
”thuhet në njoftim.
 
Ndërsa procesi i shitjes dhe konvertimit të biletave po shkon normalisht. Gjithashtu, FSHF u bën thirrje tifozëve që të vijnë sa më të shumtë në numër në stadium për të mbështetur kombëtaren.
 
“Vazhdon shitja e biletave normalisht, vazhdon konvertimi i biletave të shitura në Shkodër normalisht.
 
Dua t’ju bëj me dije se gjithçka po shkon sipas parametrave të parashikuar prej nesh.
 
Futbolli kthehet në shtëpi, kombëtarja kthehet në Elbasan Arena, asgjë nuk ka për t’u shqetësuar.
 
Gjithashtu, në lidhje me biletat, në radhë të parë dua të falënderoj për mirëkuptimin qytetarët.
 
Sigurisht që policia dhe forcat e rendit kanë detyrën e tyre, por realisht nuk është se ka probleme kaq të mëdha sa përflitet, duke dhënë ide të gabuara te njerëzit.
 
Ju presim të gjithëve në stadium, nesër shpresoj ta mbështesim Kombëtaren sa më shumë dhe ndoshta shumë të marrim një rezultat pozitiv
”, thekson Federata Shqiptare të Futbollit.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit