Por, jo vetëm Duro, Disiplina ka gjobitur edhe Lushnjen me 300 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve. Si për ‘çudi’ dënimet e FSHF për trajnerin e Flamurtarit dhe ekipin e Lushnjes vijnë vetëm dy ditë pas Asamblesë ku Duka mori mandatin e pestë. Në këtë Asamble, Presidenti i Flamurtarit doli hapur pro kundërshtarit të Dukës, ndërsa Lushnja ishte ekipi që propozoi Finon dhe të dy këto ekipe marrin goditjet e para në fillim të mandatit....
Vendimet e Komisionit të Disiplinës
1. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshje kundër KF “Luftëtari”,në bazë të nenit 66/1 të KDS,dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
2. Zyrtari i KF “Burreli ”,Akil Jakupi , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Lojtari i KF “Korabi”, Emiljano Veliaj, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes,në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Zyrtari i KF ”Shkumbini”,Astrit Isaj, për sjellje jo sportive ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti
5. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Burreli”, Sadush Danaj;pezullimin pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Sadush Danaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
6. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Flamurtari FC, Jeton Beqiri, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
7. Fillimin e procedimit disiplinor ndaj zyrtarit të Flamurtari FC, Shpëtim Duro lidhur me deklaratat pas ndeshjes midis Kukesit dhe Flamurtarit të datës 04.02.2018.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
d.b/shqiptarja.com










