FSHF: Ja kur do zgjidhet trajneri
 i ri i kombëtares/ Emrat e fundit

FSHF: Ja kur do zgjidhet trajneri<br /> i ri i kombëtares/ Emrat e fundit
Federata e Futbollit deklaron se ka nisur negociatat për emërimin e trajnerin e ri të ekipit kombëtar të futbollit, pas largimit të teknikut Gianni de Biasi.
 
Përzgjedhja e drejtuesit të ri të skuadrës përfaqësuese të futbollit është një proces që kërkon kohën e duhur.
 
FSHF thotë se ka nisur pikërisht me procesin e kontakteve dhe bisedave në lidhje me kandidaturat e mundshme, të cilat janë në një numër të konsiderueshëm.
 
Sipas deklaratës, ato do të vlerësohen dhe pas kontakteve të marra, brenda muajit korrik do të vendoset edhe emri i ri i trajnerit të ekipit kombëtar.
 
Gjatë gjithë kësaj kohe FSHF është në fazën e vlerësimit, kontakteve dhe bisedave për kandidaturat e ndryshme për të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare.
 
Pas largimit të De Biazit janë lakuar shumë emra për stolin e ekipit kombëtar, ndërsa mes tyre më të njohurit janë Filippo Inzaghi dhe Walter Zenga.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot