Ekipi kombëtar U-17, i cili do të marrë pjesë në eliminatoret e kampionatit Europian, vazhdon grumbullimin në Korçë. Ky turne do të zhvillohet përsëri në Shqipëri, nga data 8 deri në 13 tetor, ku do të marrin pjesë katër skuadra: Austria, Norvegjia, San Marino dhe Shqipëria.

Federata Shqiptare e Futbollit, që është mikpritësja e këtij aktiviteti, bën të ditur kalendarin e ndeshjeve.

Më 8 tetor, në nisjen e kampionatit, do të zhvillohen ndeshjet Austri-San Marino në orën 11.00 në Pogradec dhe Norvegji-Shqipëri në orën 14.00 në Korçë.
Më 10 tetor do të ndeshet San Marino me Norvegjinë në orën 11.00 në Pogradec dhe Austria me Shqipërinë në orën 14.00 në Korçë.

Më 13 tetor në orën 14.00 do të zhvillohen ndeshjet Norvegji-Austri në Pogradec dhe Shqipëri-San Marino në Korçë.

Trajneri Xhemal Mustedanagiç ka bere të njohur listën e lojtarëve të kombëtares Shqiptare që do të marrin pjesë në këtë turne, te cilet jane:

Stefan Abara, Elvi Berisha, Kristi Kote, Gëzim Pepsi, Sinisa Rajcevic, Agim Zeka dhe Aleksandër Dhamo do të jenë mesfushorë; Ronaldo Domi, Romario Hajrulla, Rubin Hebaj - sulmues; Herald Kumanova, Leonardo Maloku, Xhino Ngjela, Ledion Sadik, Arman Sykaj - mbrojtës, ndërsa Gentian Selmani dhe Jorgji Muca do të jenë portierë.

ATSH