FSHF konfirmon Edy Rejën, Kombëtarja katër ditë grumbullim, shansi për lojtarët e Superligës

FSHF konfirmon Edy Rejën, Kombëtarja katër ditë grumbullim, shansi për lojtarët e Superligës

Trajneri Reja

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon një test miqësore me Arabinë Saudite në 26 tetor 2022, në orën 16:30 sipas orës shqiptare. Dueli i parë mes dy vendeve do zhvillohet në stadiumin "Al Nahyan" në Abu Dhabi, me FSHF që konfirmon se dueli dhe gjithë grumbullimi do drejtohet nga trajneri Edy Reja. Italiani është në fundin e kontratës dhe përflitet për një largim të mundshëm pas ndeshjeve jo të mira në Nations League.

Në 20 tetor trajneri Reja do bëjë publike listën me lojtarët e grumbulluar, që do jenë kryesisht nga Superliga shqiptare dhe klubet brenda vendit. Nuk përjashtohet mundësia që edhe emra nga jashtë të jenë pjesë e listës, me datën që nuk është e lirë nga FIFA, çka do thotë se disa lojtarë nuk do lejohen nga klubet. Nga 22 tetori skuadra do jetë e grumbulluar dhe në 24 tetor do udhëtojë për në Abu Dhabi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona