FSHF kontratë 4-vjeçare me Wyscout, platformën që ndihmon klubet me video-analizë dhe skautizëm

Në federatën shqiptare të futbollit është krijuar së fundmi Departamenti i Analizës, Skautizmit, Informacionit dhe Inovacionit. Një department për të cilin FSHF ka organizuar sot ceremoninë e prezantimit ku u bë me dije se është firmosur një kontratë katër vjeçare me platformën Wyscout, e cila u mundëson klubeve të dhëna statistikore për ndeshjet e zhvilluara si dhe i ndihmon me informacione për lojtarë në 124 shtete dhe 400 kampionate.

Në ceremoni sektratari i përgjithshëm i federatës Ilir Shulku tregoi arsyen përse lindi ky departmanat dhe objektivat e tij.

"Ideja e këtij departamenti lindi nga nevoja për të zhvilluar dhe asistuar klubet në Shqipëri me tendacat më të fundit në analizat e ndeshjeve, perfomancat sportive si dhe hapjen ndaj inovacionit teknologjik për të përmirësuar stërvitshmërin në nivel klubesh dhe në skuadrat tona kombëtare."

Ndërkohë Alarico Rossi, drejtuesi i departamentit të analizës, skautizmit dhe inovacionit në FSHF deklaroi:

“Analizimi i futbollit është një element që po bëhet prezent çdo ditë e më shumë në një staf profesionist. Ka nisur në nivelet më të larta dhe dalënmgadalë po shpërndahet në të gjithë nivelet e futbollit profesionist. Analisti dhe analiza që ai kryen janë të ndarë në disa detyra, duke filluar nga anliza e stërvitjes, nëpërmjet videove dhe GPS.”

Çdo klub i Superligës do të ketë dy llogari në Wyscout si dhe sezonin e ardhshëm do ta ketë të detyrueshëm një video analist në staf, në mënyrë që të marrë licensimin. Kurset për të interesuarit në këtë fushë do të nisin që prej ditës së hënë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem