FSHF me statut të ri/ Përfaqësuesit politikë nuk kandidojnë dot më për President, Etika bashkohet me Disiplinën, Duka kritika ministrisë Sporteve (VIDEO)

Federata Shqiptare e Futbollit tashmë ka një statut të ri të miratuar me 56 vota pro , asnjë kundër dhe vetëm një abstenim nga anëtarësia e saj pra klubet e futbollit. Ky votim u bë në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të mbajtur këtë të premte online pra në mënyrë virtuale kjo edhe për shkak të pandemisë. Statuti i ri përfshin disa ndryshime që sipas kreut të FSHF-së Duka dhe juristëve të institucionit janë në përputhje me rregullat dhe sugjerimet e FIFA-s dhe Uefas dhe sipas modeleve më të mira të federatave të tjera.

Ndryshimi më i rëndësishëm ka të bëjë me komisionet pasi duke marrë modelin e UEFA-s Komisioni i Etikës është bashkuar me atë të Disiplinës duke krijuar në këtë mënyrë Komisionin e Etikës dhe Disiplinës. Tjetër ndryshim ka të bëjë me pavarësinë poltike të anëtarëve të Asamblesë apo të Komitetit Ekzekutiv dhe me faktin që do ndalohen të kandidojnë për President përfaqësues politikë deputetë apo ish- deputet siç ishte rasti i zgjedhjeve të fundit.

Zgjerimi i anëtarësisë dhe rritja e kompetencave të Asamblesë pra të vetë klubeve të futbollit  që tashmë do të ketë të drejtën të zgjedhin edhe anëtarët e komisioneve juridike . Të gjitha këto ndryshime statutore që anëtarëve të Asamblesë u ishin parashtruar më herët u votuan në bllok dhe morrën 56 vota pro, asnjë kundër dhe vetëm një abstenim. Presidenti i FSHF-së Armand Duka bëri një analizë të gjatë të vitit futbollistik me arritjet dhe problematikat dhe kritikoi edhe ministrinë e sporteve kur tha se mënyra shtetërore e drejtimit të futbollit është më e turpshmja në këto 30 vite. Asamblenë e përshëndetën edhe përfaqësuesi i FIFA-s dhe UEFA-s. /Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 18/12/2020 22:58

    E ke kthy FSHF si shpk tate pranej kot e ke me qeverine qe kerkon favore.Futbolli ne shqipni ka korrupsion pranej nuk ecen.Do mash shoqatat ne adamblw dhe nuk do pranosh klubet e kategorise se dyte.Me shoqata e more postin dhe maje se asnji shqiptar nuk ka per tardh ne stadium

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh