FSHF mesazh ngushëllimi për
humbjen e lojtarit në Rumani

FSHF mesazh ngushëllimi për<br />humbjen e lojtarit në Rumani
Federata Shqiptare e Futbollit i ka shprehur ngushëllimet Federatës Rumune edhe familjes për humbjen e futbollistit Patrik Ekeng.
 
"Jemi thellësisht të shokuar nga ajo që ndodhi dje në darkë në ndeshjen Dinamo e Bukureshtit-Vitorul, kur në minutën e 70-te, futbollisti Ekeng pa pasur kontakt me askënd, u shtri në fushë dhe me pas gjeti vdekjen.
 
Nëpërmjet homologeve te Federates Rumune, Presidenti Armand Duka dhe Federata Shqiptare e Futbollit shprehin ngushëllimin me të thellë për humbjen e jetës së futbollistit Ekeng", përfundon mesazhi i ngushëllimit qe Institucioni i futbollit shqiptar i dergoi atij rumun.
 
Pak minuta pasi ishte futur në fushë, lojtari i ri pësoi një atak kardiak duke rënë pa ndjenja në fushë, ndërsa as ndërhyrja e shpejtë e mjekëve dhe lojtarëve të dy ekipeve nuk i shpëtoi jetën. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor

Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor