Komiteti Ekzekutiv pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur të ndryshojë edhe formatin e Kategorisë së Parë, pas atij të Superligës. Tanimë me 12 ekipe, e Para do luhet me tre faza, teksa nuk mungojnë në fund të ediconit ndeshjet play-off dhe play-out, për të mësuar skuadrat që ngjiten një kategori më sipër apo rrëzohen.
Sipas formatit të propozuar dhe më pas të miratuar nga KE i FSHF, në këtë edicion të ri do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë. Këto 12 skuadra do luajnë me sistem vajtje-ardhje 2 fazat e para, ndërsa ndeshjet e fazës së tretë do të zhvillohen sipas skemës së mëposhtme:


Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”.
Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të Abissnet Superiore sipas skemës së mëposhtme:
Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.
Pas 3 fazave skuadrat e renditura në vendin e 11-tё dhe 12-tё zbresin në Kategorinë e Dytë.
Skuadrat e renditura në vendin e 9-të dhe 10-të do të luajnë ndeshje finale play-out me skuadrat fituese të play off të Kategorisë së Dytё Grupi A&B.
Kujtojmë se sezonin e ri Superliga ndryshoi format dhe për të mësuar skuadrën kampione, katër vendet e renditura të parat në 36 javë do zhvillojnë një mini-turne mes tyre, të emërtuar si "Final 4".
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
5.8%
-
Pak
87%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 154
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Humbja në Vlorë, Flamurtari shkarkon trajnerin! Gjen menjëherë zëvendësin
27 Mars, 10:41
-
Koço Kokëdhima dhe trajneri Maringlen Kule fjalor të pahijshëm dhe presion në ndeshjen e femrave, presidenti i Apolonisë nën hetim: Jepja në tavolinë bq m*** (VIDEO)
27 Mars, 10:09
-
Tirana dhe Bylis barazojnë 2-2, miqtë protestojnë për gjykimin dhe tërheqin ekipin! Tifozët bardheblu kërkojnë të futen në fushë
27 Mars, 08:40
-
Fier/ Incident në ndeshjen e futbollit Apolonia-Gramshi për femra, Koço Kokëdhima shtyn dhe kërcënon gjyqtarin! Takimi duhej ndërprerë, por u rinis pas presioneve? (VIDEO)
26 Mars, 18:50
-
Kategoria e Parë/ Pogradeci i bën 'gjëmën' Flamurtarit, Vora fiton me 'poker' dhe shkëputet në renditje! Klubi vlonjat shkarkon trajnerin italian, pritet vetëm zyrtarizimi
26 Mars, 15:55
-
Superliga/ Sot Tirana - Bylis për mbijetesën, agjenda e raundit të 31-të! Ndeshjet në dy ditë
26 Mars, 11:32
-
Tifozat Kuq e Zi ‘i zënë’ derën FSHF-së: Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë
26 Mars, 09:40
-
Luhet derbi Tirana - Partizani, mësohet agjenda e Superligës për tre javët e ardhshme
25 Mars, 12:02
-
'Që tani po mendojmë për Serbinë', Sylvinho e pranon: Anglia mund të na shënonte pesë gola
25 Mars, 09:54
-
Botërori/ Kombëtarja bën autokritikë, mposht 3-0 Andorrën dhe merr vendin e dytë në grup! Tifozët revoltë kundër FSHF-së
24 Mars, 16:30
-
Mbajini mend emrin, Adrion Pajaziti debutoi me Kombëtaren në 'Wembley'
22 Mars, 16:06
-
VIDEO/ Kombëtarja lë pas humbjen me Anglinë, stërvitet në Londër para Andorrës! Tremb gjendja e Strakoshës
22 Mars, 14:19