FSHF në kolaps, avokati Rama: Duka dhe KE s'janë legjitimë

Futbolli shqiptar nuk ka organe drejtuese të njohura nga Gjykata, e cila vendosi të mos regjistrojë Asamblenë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit. Për të sqaruar nga ana juridike, Report Tv intervistoi avokatin e njohura Përparim Rama, njohësin e mirë të legjislacionit të funksionimit të shoqatave jo fitimprurëse…

Gjykata nuk ka dalë me një vendim të formës së prerë por ju ka kthyer aktet. Zëeë se këta se kanë paraqit kërkesën fare. Pra nuk e ka regjistruar, në këto kushte çfarë do të ndodhi? Pra krijohet një kolaps për arsye sepse për mendimin tim, gjykata po të vinin aktet do të konstatonte që një pjesë e të mandatuarve, atyre që ishin pjesë të Asamblesë nuk ishin të regjistruar në gjykatë se këtu është bërë i gjithë ngërçi. Nuk duhet të merrnin ojesë në vendim, ata përsëri nuk pyetën për këtë shkelje të ligjit dhe i bënë zgjedhjet, këtu është i gjithë ngërçi që mendoj unë. Ata nuk i kanë paraqit ato që kërkonte gjykata.

Avokati Përparim Rama

Ende nuk dihet nëse Federata Shqiptare e Futbollit do të ankimojë këtë çështje në Gjykatën e Apelit apo do të tentojë të regjistrojë zgjedhjet në Gjykatën e Shkallës së Parë. Por për avokatin Rama, gjithçka është e kotë.

Për mendimin tim edhe sikur ta paraqisin edhe njëherë kërkesën, unë mendoj se gjykata nuk ka për ti pranuar këto zgjedhje dhe krijohet një moment që ata janë të pa mandatar, dhe kryetari i Federatës dhe anëtarët e Komitetit drejtues të pamandatuar.
Ta zemë se ata e çojnë për apelim, çfarë do të vendosi apeli? Është një ankimim i kotë sepse të njëjtën vendim do lenë.

Avokati Përparim Rama

Avokati Përparim Rama sqaron gjithashtu edhe kush mund të drejtojë për momentin në Federatën Shqiptare të Futbollit.

E vetmja rrugë mbetet për të bërë zgjedhje të reja. Në kushtet që jemi  mendoj se i vetmi person legjitim që do të vazhdojë veprimtarinë që do të nënshkruajë aktë është Sektrtari i Përgjithshëm që është në detyrë.

Avokati Përparim Rama

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unë: 03/04/2018 14:08

    Ore njeres dhe avoketer gjykata as njeh dhe as certifikon vendimet e shoqatave, ajo vetem i depoziton aktet dhe nuk ka asnje fuqi mbi vendimet e tyre. Perse i jepni gjykatave atribute qe nuk i takojne. Depozitimi apo jo i nje vendimi asambleje ne gjykate nuk do te thote se u anulluan apo u bene te pavlefshme zgjedhjet e shoqates, qofte kjo fshf apo kushdo shoqate tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë