FSHF nuk i përfshiu në paketën e ndihmës, klubet e administruara nga bashkia marrin fatet e tyre në dorë

FSHF nuk i përfshiu në paketën e ndihmës, klubet e administruara nga bashkia marrin fatet e tyre në dorë

Federatë Shqiptare e Futbollit pak ditë më parë vendosi ti vijë në ndihmë klubeve në situatën e pandemisë së koronavirusit për shkak se aktiviteti është ndalur. Por në njoftimin e saj FSHF bëri të ditur se ndihma nuk do të jepët për ato klube që menazhoben nga bashkitë, pra nga pushteti vendor, si një lloj hakmarrje ndaj qeverisë që më herët kishte refuzuar t’i vinte në ndihmë futbollit me pagën e luftës.

Gjithsesi në këtë situatë disa klube nuk janë lënë në mëshirë të fatit dhe kanë marrë situatën në dorë. Pak më parë klubi i Këlcyrës, që militon në Kategorinë e Parë, nëpërmjet një postimi në facebook ka njoftuar:

“Duke marrë shkas prej situatës së krijuar për shkak të COVID-19 dhe gjendjes të veshtirë ekonomike të shumë klubeve në kategorinë tonë presidenti i ekipit Klemend Ndoni garanton se të gjitha rrogat( Mars,Prill) do të kalojnë në llogaritë e lojtarëve duke respektuar keshtu kontraten e firmosur në fillim te sezonit!”

Ndërkohë të njëjtën gjë ka bërë edhe klubi i Devollit: “Presidenca e klubit të Futbollit Devolli në këtë situatë të jashtëzakonshme pandemie dhe pse aktiviteti futbollistik është ndërprerë prej një periudhe afatgjat, në planin financiar ditën e sotme është bërë shlyerja me vlerë të plotë e pagave si për stafin drejtues dhe për të gjithë futbollistët e ekipit.
Po ashtu edhe në planin e infrastrukturës së Stadiumit Devolli janë duke u kryer disa punime në përmirësimin e kushteve sipas parametrave te duhur.
Gjithçka nëpërmjet mbështetjes dhe vëmendjes së vazhdueshme të Presidentit te KF DEVOLLI z. Eduard Duro.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse! OBP ka bërë revolucion në fushën e prokurimit publik, ka marrë përgëzimet e evropianëve

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse! OBP ka bërë revolucion në fushën e prokurimit publik, ka marrë përgëzimet e evropianëve