FSHF nxjerr në shitje emrin e stadiumit të ri: Presim oferta mbi 3 mln euro

Stadium i ri që po ndërtohet në qendër të Tiranës nuk do të quhet ‘Arena Kombëtare’. Kjo pasi FSHF ka lajmëruar ditën e sotme se ka nxjerrë në shitje emrin e stadiumit që pritet të jetë i përfunduar në shtator të këtij vitit. Me anë të një deklarate për shtyp FSHF saktëson se është në kërkim të një sponsori i cili do të ketë të drejtë t’i vendosë emrin stadiumit, ndërkohë që ky nuk pritet të jetë përfitimi i vetëm.

FSHF ka bërë të dituara edhe kriteret që kompania duhet të ketë për të hyrë në ankand. Sipas federatës kompania duhet të ketë të paktën 10 mln euro xhiro në vit, të jetë një kompani që operon brenda ose jashtë vendit si dhe të ketë një reputacion të mirë. Shitja e emrit të stadiumit do të bëhet për të paktën 5 vite dhe do fillojë nga një çmim dysheme prej 600 mijë eurosh në vit.

Çdo kampani apo subjekt i interesuar sipas FSHF-së duhet të paraqesë ofertën deri më datë 15 gusht të këtij viti. Në të duhet të parashtrohet deklarimi i kompanisë së interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë, si dhe një CV e saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Tema e emrit të stadiumit të ri është prekur edhe më herët, ndërsa një nga idetë ka qenë që ai të quhej Panajot Pano. Gjithsesi FSHF ka një qasje tjetër për këtë çështje pasi emrin kërkon ta komercializojë në mënyrë që të sjellë të ardhura. Një praktikë e cila njihet edhe në Europë, ku klube me emër si Bayern Mynchen apo Juventus e kanë praktikuar.

Njoftimi i FSHF-së

 

Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

  • Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit
  • Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi  deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 23/07/2019 16:22

    Qemali me zgjuaresine e tij i vrau syte injoranteve qe do te merrnin pushtetin dhe prandaj e ekzekutuan ne 5 Maj 1942

    Përgjigju
  • Lavdi Qemal Stafes!: 23/07/2019 14:45

    Mendoj qe te quhet si ka qene: Stadiumi "Qemal Stafa". Ai njeri dhe ai emer eshte i paharruar dhe i pavdekshem ne jete te jeteve. Ai ka qene Komunisti i Vertete ne Shqiperi. Po ju prandaj, pikerisht, doni qe ta zhdukni e ta harroni kete emer, tani ne keto kohrat e djallit... Natyrisht....

    Përgjigju
  • Ultras Guerrils: 23/07/2019 02:52

    Kush ja la Dukes stadiumin e ri qe eshte stadiumi i Kombetares Kuq e Zi qe ta perdore si te jete malli i tij privat?

    Përgjigju
  • Naimi: 22/07/2019 19:01

    emrin stadiumit do tja nderroje le te quhet Armando Arena.

    Përgjigju
  • Keci: 22/07/2019 18:46

    Sa hajduta jeni mor aman po ai e ka emrin “QEMAL STAFA”por ju doni te vidhni lek hallall por kam mendimen vendosjani “ pordh me rigon”

    Përgjigju
  • Kafsha: 22/07/2019 18:15

    Mund të quhet “Friends Arena”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU