FSHF propozime të reja
për futbollin e femrave

FSHF propozime të reja<br />për futbollin e femrave
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është zhvilluar mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të FSHF.
 
Paraditen e sotme, nën drejtimin e Presidentit Armando Duka, është diskutuar në lidhje me disa çështje të rëndësishme ku janë miratuar edhe disa propozime.
 
FSHF është njohur dhe ka miratuar, projektin e paraqitur për blerjen e topave të futbollit, për të gjitha ekipet e regjistruara në federatë. 
 
Futbolli i femrave, ka qenë një tjetër temë diskutimi në Komitetin Ekzekutiv. Ai ka miratuar propozimin që është bërë në lidhje me rritjen e mbështetjes financiare për këtë kategori.

Gjithashtu u miratuan kalendarët e kampionateve të shkollave të mesme, kampionatin e shkollave të mesme të minifutbollit, të turneut “Coca – Cola” dhe të kampionatit të të verbërve.
 
Ndër këto ka patur edhe një ndryshim në rregulloren e kategorisë së tretë.
 
Në fund, Komitetit Ekzekutiv i FSHF, mori në konsideratë propozimet e bëra për dekorime të figurave të shquara të futbollit shqiptar, të cilat do të shpallen në festën tradicionale të fundvitit.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve