FSHF propozoi ndërtimin e 100 fushave të futbollit, Ministria e Sporteve refuzon projektin

FSHF propozoi ndërtimin e 100 fushave të futbollit, Ministria e Sporteve refuzon projektin

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka refuzuar propozimin e FSHF-së për ndërtimin e 100 fushave të futbollit në të gjithë vendin.

Nga burime të sigurta mësohet se në ministri ka mbërritur prej 10 muajsh (shtator 2019) një kërkesë e federatës për mbështetjen e projektit të 100 fushave. Pas heshtjes disamujore, federata i ka dërguar sërish në muajin shkurt një kërkesë të dytë për iniciativën në fjalë, por edhe këtë herë askush nuk ka denjuar të kthejë përgjigje. Pas kërkesës së tretë në muajin qershor, mësohet se ministria ka kthyer një përgjigje të sforcuar dhe refuzuese.

Mësohet Ministria e Sporteve e ka refuzuar propozimin e federatës me argumentin se nuk ka fonde për të financuar këtë projekt, pasi buxheti në dispozicion është fare i vogël. Është për t’u çuditur fakti se të gjitha njësitë e pushtetit vendor e kanë mirëpritur këtë projekt dhe janë shprehur të gatshme për të bashkëpunuar dhe për të financuar pjesën e tyre. Pasi janë njohur me këtë projekt madhor, të 61 bashkitë e vendit kanë pasur një reagim impresionues dhe shumë shpresëdhënës.

Por qeveria, nëpërmjet ministres së linjës Shahini, refuzon që të bëhet pjesë e këtij projekti, që ka një impakt të rëndësishëm social. Mësohet se kjo iniciativë synon një ndërhyrje themelore infrastrukturore dhe mund t’i japë një nxitje të ndjeshme futbollit të fëmijëve.

Një projekt që parashikon ndërtimin përmes bashkëfinancimit të fushave me bar natyral në të gjithë territorin e vendit nga FSHF, qeveria dhe pushteti vendor. Të njëjta burime bëjnë me dije se projekti që ka mbërritur në ministri është i detajuar sa i përket standardeve të fushave, kostove për çdo fushë dhe subjekteve që përmbushin kushtet për aplikim.

Gjatë 30 viteve të fundit shumë fusha futbolli janë shkatërruar apo kanë ndryshuar destinacion. Nëse situata nuk ndryshon e ardhmja e futbollit të bazës është seriozisht e rrezikuar. Nevojitet një ndërhyrje emergjente me politika zhvillimore veçanërisht në drejtim të investimeve për krijimin e terreneve të reja sportive në mënyrë që talentet e të ardhmes të kenë mbështetjen e duhur infrastrukturore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/08/2020 00:11

    100 fusha ? Me ate futboll qe kemi ne nuk ia vlen te ndertosh as edhe nje ,vetem te restaurosh te vjetrat.Une nuk do harxhoja as edhe nje Dime per futbollin shqiptar,po te ishte fjala per sporte te tjera ku shkelqejme ,po e meritojne,por jo futbolli.Shqipot duhet ta bindin veten me ne fund, se kane vetem pasionin,por jo kembet.Sa per 100 fushat,I SMELL A RAT!Armand Duka do qe t'i nxjerre geshtenjat me mashe.Shteti ti ndertoje me buxhetin e tij dhe Duka te vjele fitimet.Z.Duka mos prit te piqen fiqte!

    Përgjigju
  • jolanda: 11/08/2020 19:09

    ronela gjigandja. besa koke fije shkrepsja

    Përgjigju
  • redi: 11/08/2020 09:10

    Kerkesa e FSHF per ndertimin e 100 fushave sportive,per momentin me duket e tepruar .Dihet sutuata qe kalon vendi, dhe kjo kerkese te behet ne nje periudhe te pershtatshme

    Përgjigju
  • ronela: 10/08/2020 21:36

    besa shalqini cdo njeri i thjeshte i ketij vendi mund te ishte me i mire se ajo pak te prapamendur ishim vume ne krye te dikasterit nje mize qe fluturon me shpejtesine e nje breshke turp turp per kta qe i vendosin dhe turp per kto qe pranojne imagjino ket dikaster si ishte me para me trylyfyckat e lsi si u be tani me ministren qe ne vend t shpetoje t mbyt eshte ne nje vegjetim gjumi o zot shkundeni shkundeni ate hej besaaaaaa besaaa zgjohu moter zgjohu zgjohu moj moter se na keni pjerdhur moj moter besa besa w t the fak moj besa besa zgjohuuu nga gjumi besaaa zgjohu zgjohu o zonjush besa o ja q jeten se t ishte gjalle petro nini luarasi syte e ty do ti pellcasi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion