FSHF publikon një transaksion ndaj Klubit Tirana, por jo për lekët e UEFA (që iu bllokuan llogaritë)! Dokumentet që vunë në sekuestro llogaritë e saj

Federata Shqiptare e Futbollit del blof edhe një herë tjetër. Pas publikimit të dokumenteve ku pretendonte se kishte kaluar një transfertë parash në llogarinë e klubit Tirana, janë publikuar dokumente ku sqarohet se përse janë vënë nën sekuestro llogaritë bankare të FSHF-së. Urdhri i sekuestros së përmbarimit tregon që FSHF nuk ka paguar një shifër prej mbi 60 milionë lekësh që klubi i futbollit Tirana i detyrohet familjes Seferi.

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar por me të njëjtin pretendim, se paratë e UEFA-s për Tiranën i ka kaluar në llogaritë zyrtare të klubit.  Për të faktuar këtë qëndrim, FSHF ka publikuar edhe shkresa për të vërtetuar që ka vepruar konform ligjit. Por në fakt dokumentet që FSHF i parashton si transaksionet e parave të UEFA-S, që sipas saj janë hedhur në llogaritë zyrtare të klubit të futbollit Tiranës, janë tjetër gjë.

Në shkresë tregohet në se pagesa për bardheblutë nuk është bërë për shpërblimin e UEFA-s ndaj klubit, por për një pagesë prej 120 mijë euro të një udhëtimi të Tiranës në Tbilis në gusht 2020.

Në fakt, Federatës Shqiptare të Futbollit i janë bllokuar llogaritë bankare me dyshimin se i ka dërguar lekët e UEFA-s në llogari të tjera të klubit Tirana për të shmangur që paratë t’i marrë përmbaruese privat duke qenë se llogaritë zyrtare të Tiranës janë të bllokuara pas humbjes së një gjyqi. Dhe transferta që pretendohet me një dokument banke pa datë, nuk ka lidhje me bllokimin e llogarive të FSHF nga përmbaruesi privat më 10 nëntor 2021.

Report Tv siguron dokumentet ku hidhet dritë se përse FSHF i janë bllokuar llogaritë nga zyra përmbarimore.

Përmbarimi i thotë FSHF se 1 mln euro që do i kalojnë Klubit të Tiranës nga nga UEFA pasi kaloi dy ture në Champions dhe arriti deri në “play off” të Ligës së Europës dy vite më parë, njw pjesw e tyre, mbi 60 milionë lekë duhet të shkojnë në llogaritë e përmbaruesit privat Engjëll Muskaj, i cili është i ngarkuar të zbatojë vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit lidhur me gjyqin që klubi i Tiranës ka pasur me ishe presidentin e ndjerë Metush Seferi. Sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës, Klubi Tirana i detyrohet Metush Seferit mbi 60 milionë lekë.

Në dokument përmbaruesi thotë që FSHF si palë e tretë e ka detyrimin që këtë shumë prej mbi 60 mln lekësh, pjesë e parave të marra nga UEFA të mos ia kalojë Klubit Tirana, por përmbaruesit. FSHF nuk e ka zbatuar këtë kërkesë, dhe paratë nuk i ka kaluar as Klubit Tirana pasi i ka llogaritë e bllokuara me vendim gjykate, por i ka kaluar në llogari të ndryshme të familjes së presidentit Refik Halili, duke ndjekur një rrugë anti ligjore dhe bërë një skandal.

UEFA ka ndjekur transaksionet e FSHF dhe ka vënë re që 1 milionë euro nuk janë dërguar në llogarinë zyrtare të KF Tiranës. Kjo ka ngritur dyshime për transferta të dyshimta të parave duke bërë që përmbarimi t’i bllokojë llogaritë FSHF.

Urdhri për vendosje sekuestro të llogarive të FSHF

Dokumentet e publikuara nga FSHF

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:24
FSHF publikon një transaksion ndaj Klubit Tirana në 2020, djali i ish-presidentit të klubit: Llogaritë e Tiranës të bllokuara që prej 2015, prokuroria të hetojë

Alban Seferi, djali i ish presidentit të ndjerë të Klubit Tiranë, Metush Seferi, ka përgënjeshtruar deklaratat e FSHF. Alban Seferi mohoni deklaratën e FSH se borxhin mbi 60 mln lekë që Klubi Tirana i ka babait të tij është pezulluar me një vendim tjetër gjykate. Ai tha se kjo nuk është e vërtetë, por dhe nëse do të ishte atëherë përmbarimi nuk kishte arsye t’i bllokonte llogaritë as Tiranës dhe as FSHF-së.

Edhe në dokumentet që publikoi sot FSHF që i parashtroi si transaksionet e parave të UEFA-S dhe janë hedhur në llogaritë zyrtare të klubit të futbollit Tiranës, Alban Seferi shprehet se Tiranë i ka të bllokuar llogaritë që prej 2015.

Madje Seferi  thotë se këto dokumente që ka publikuar FSHF përbejnë prova që prokuroria të veprojë. Ai thotë se FSH duhet të bëjë publike të gjithë praktikën që ka ndjekur me pagesat e Klubit Tirana , pasi po tregon hapur që nuk pyet për ligje dhe se shkresa që i ka dërguar Klubi Tirana FSHF-së për kalim fondesh për të paguar çarterin, provon fshehjen dhe tjetërsimin e parave me qëllim moseskzekutimin e vendimit gjyqësor.

Deklarata e Alban Seferit

Nëpëmjet disa komunikatave për shtyp të bëra në dy ditët e fundit nga Federata Shqiptare e Futbollit lidhur me “transparencën” sipas saj të transfertave ndaj Klubit të Futbollit Tirana, bëj këtë deklaratë zyrtare në emrin tim, sa më poshtë:

1-Në reagimin e datës 26.11.2021, Federata Shqiptare e Futbollit shpifi haptazi, duke thënë se vendimi I Gjykatës është pezulluar nga Klubi I Futbollit Tirana me një tjetër vendim gjykate. Nëse do të kishte pezullim, as përmbarimi dhe askush tjetër nuk mund të vepronte më dhe madje as vetë Federata s’kishte pse të shkonte deri në Gjykatë për këtë çështje.

2-Në këtë reagim, çuditërisht Federata merrej me problemet e palës gjyqfituese, duke thënë se ajo nuk ka administrator. Sqaroj se shoqëria është aktive në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Diçka e tillë as I përket dhe as s’ka pse të merret Federata. Pra, kjo po thotë që unë ua kaloj lekët, por kam merak se a mund t’I ndajnë dot ortakët.

3-Në reagimin e sotëm të datës 27.11.2021, Federata ka publikuar një dokument bankar, që sipas saj vërteton një transfertë prej 120,000 eurosh në llogarinë e ABI BANK. LLogaria e Klubit Tirana në këtë bankë ka qenë e bllokuar që në vitin 2015 dhe për këtë ekzistojnë një sërë shkresash të kësaj banke që na ka konfirmuar bllokimin. Më pas, në rast se banka ka shkelur ligjin, Kodi Penal njeh sanksionet përkatëse. Veçse, shkresa që Klubi I Futbollit Tirana I ka dërguar Federatës për kalim fondesh se do të paguajë çarterin, përbën një vepër penale të provuar nga administrator I saj z.Refik Halili, pasi neni 320 I Kodit Penal parashikon qartë se fshehja dhe tjetërsimi I shumave monetare me qëllim mosekzekutimin e një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

4-Federata Shqiptare e Futbollit në deklaratën e saj ka konfirmuar haptazi se asaj nuk ia ndjen për ligj dhe as për Kod Penal të Republikës së Shqipërisë. Bashkangjitur kësaj deklarate, Ju bëj me dije një shkresë të cilën babai im e ka marrë për dijeni nga përmbaruesi gjyqësor në shtator 2020 dhe që mban datën 01.09.2020. Në këtë shkresë, e bërë 51 ditë përpara xhirimit të kësaj shume 120,000 euro, urdhërohej Federata që shumat që Klubi Tirana do të merrte nga UEFA nëpërmjet pjesëmarrjes në Kupat e Evropës, t’I xhiroheshin përmbarimit. Por, Federata nuk pyet për ligje dhe për Kod Penal sepse duket se jeton në planet tjetër. Si ka mundësi, që pas kësaj shkrese të marrë më 01.09.2020 prej saj, sërish të bëheshin kalime shumash?

5-Së fundmi, urdhër xhirimi që është një provë e shkëlqyer dhe e qartë për Prokurorinë, mban një shumë prej 120,000 eurosh, të cilat bashkë më 290,000 euro të tjera në bankën Union bëjnë 410,000 euro, ndërkohë që mbetet e paqartë se ku kanë shkuar 780 mijë euro të tjera. Shpresoj në një transparencë të plotë nga Federata dhe jo pjesore.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • keci: 27/11/2021 20:01

    Çekia denoi dje me 6 vjet burg per korrupsion ish presidentin e federates se futbollit.Ketu tek ne drejtesia eshte inekzistente. https://www.msn.com/en-ca/sports/soccer/former-czech-soccer-head-gets-6-year-prison-term-for-fraud/ar-AARa51X?ocid=st

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh