FSHF publikon një transaksion ndaj Klubit Tirana në 2020, djali i ish-presidentit të klubit: Llogaritë e Tiranës të bllokuara që prej 2015, prokuroria të hetojë

FSHF publikon një transaksion ndaj Klubit Tirana në 2020, djali i ish-presidentit të klubit: Llogaritë e Tiranës të bllokuara që prej 2015, prokuroria të hetojë

Alban Seferi dhe Armando Duka

Alban Seferi, djali i ish presidentit të ndjerë të Klubit Tiranë, Metush Seferi, ka përgënjeshtruar deklaratat e FSHF. Alban Seferi mohoni deklaratën e FSH se borxhin mbi 60 mln lekë që Klubi Tirana i ka babait të tij është pezulluar me një vendim tjetër gjykate. Ai tha se kjo nuk është e vërtetë, por dhe nëse do të ishte atëherë përmbarimi nuk kishte arsye t’i bllokonte llogaritë as Tiranës dhe as FSHF-së.

Edhe në dokumentet që publikoi sot FSHF që i parashtroi si transaksionet e parave të UEFA-S dhe janë hedhur në llogaritë zyrtare të klubit të futbollit Tiranës, Alban Seferi shprehet se Tiranë i ka të bllokuar llogaritë që prej 2015.

Madje Seferi  thotë se këto dokumente që ka publikuar FSHF përbejnë prova që prokuroria të veprojë. Ai thotë se FSH duhet të bëjë publike të gjithë praktikën që ka ndjekur me pagesat e Klubit Tirana , pasi po tregon hapur që nuk pyet për ligje dhe se shkresa që i ka dërguar Klubi Tirana FSHF-së për kalim fondesh për të paguar çarterin, provon fshehjen dhe tjetërsimin e parave me qëllim moseskzekutimin e vendimit gjyqësor.

Deklarata e Alban Seferit

Nëpëmjet disa komunikatave për shtyp të bëra në dy ditët e fundit nga Federata Shqiptare e Futbollit lidhur me “transparencën” sipas saj të transfertave ndaj Klubit të Futbollit Tirana, bëj këtë deklaratë zyrtare në emrin tim, sa më poshtë:

1-Në reagimin e datës 26.11.2021, Federata Shqiptare e Futbollit shpifi haptazi, duke thënë se vendimi I Gjykatës është pezulluar nga Klubi I Futbollit Tirana me një tjetër vendim gjykate. Nëse do të kishte pezullim, as përmbarimi dhe askush tjetër nuk mund të vepronte më dhe madje as vetë Federata s’kishte pse të shkonte deri në Gjykatë për këtë çështje.

2-Në këtë reagim, çuditërisht Federata merrej me problemet e palës gjyqfituese, duke thënë se ajo nuk ka administrator. Sqaroj se shoqëria është aktive në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Diçka e tillë as I përket dhe as s’ka pse të merret Federata. Pra, kjo po thotë që unë ua kaloj lekët, por kam merak se a mund t’I ndajnë dot ortakët.

3-Në reagimin e sotëm të datës 27.11.2021, Federata ka publikuar një dokument bankar, që sipas saj vërteton një transfertë prej 120,000 eurosh në llogarinë e ABI BANK. LLogaria e Klubit Tirana në këtë bankë ka qenë e bllokuar që në vitin 2015 dhe për këtë ekzistojnë një sërë shkresash të kësaj banke që na ka konfirmuar bllokimin. Më pas, në rast se banka ka shkelur ligjin, Kodi Penal njeh sanksionet përkatëse. Veçse, shkresa që Klubi I Futbollit Tirana I ka dërguar Federatës për kalim fondesh se do të paguajë çarterin, përbën një vepër penale të provuar nga administrator I saj z.Refik Halili, pasi neni 320 I Kodit Penal parashikon qartë se fshehja dhe tjetërsimi I shumave monetare me qëllim mosekzekutimin e një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

4-Federata Shqiptare e Futbollit në deklaratën e saj ka konfirmuar haptazi se asaj nuk ia ndjen për ligj dhe as për Kod Penal të Republikës së Shqipërisë. Bashkangjitur kësaj deklarate, Ju bëj me dije një shkresë të cilën babai im e ka marrë për dijeni nga përmbaruesi gjyqësor në shtator 2020 dhe që mban datën 01.09.2020. Në këtë shkresë, e bërë 51 ditë përpara xhirimit të kësaj shume 120,000 euro, urdhërohej Federata që shumat që Klubi Tirana do të merrte nga UEFA nëpërmjet pjesëmarrjes në Kupat e Evropës, t’I xhiroheshin përmbarimit. Por, Federata nuk pyet për ligje dhe për Kod Penal sepse duket se jeton në planet tjetër. Si ka mundësi, që pas kësaj shkrese të marrë më 01.09.2020 prej saj, sërish të bëheshin kalime shumash?

5-Së fundmi, urdhër xhirimi që është një provë e shkëlqyer dhe e qartë për Prokurorinë, mban një shumë prej 120,000 eurosh, të cilat bashkë më 290,000 euro të tjera në bankën Union bëjnë 410,000 euro, ndërkohë që mbetet e paqartë se ku kanë shkuar 780 mijë euro të tjera. Shpresoj në një transparencë të plotë nga Federata dhe jo pjesore.


Lajmi kryesor:

FSHF publikon një transaksion ndaj Klubit Tirana, por jo për lekët e UEFA (që iu bllokuan llogaritë)! Dokumentet që vunë në sekuestro llogaritë e saj


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan