FSHF rrëmben kompetencat e
trupave të krijuar nga Asambleja

FSHF rrëmben kompetencat e<br />trupave të krijuar nga Asambleja<br>
Kandidati për kreun e FSHF-se Bashkim Fino përshkallëzon përpjekjet e tij institucionale për zbatimin korrekt të statutit dhe të rregullorëve të FSHF. Në letrën e hapur drejtuar anëtarëve të Komisionit të Verifikimit të Asamblesë ai sjell në vëmendje të komisionerëve, por dhe të publikut se çfarë parashikon kuadri ligjor mbi të cilin funksionon FSHF dhe organizohet Asambleja e Përgjithshme.

Ai ve në dukje se mekanizmat statutore po lihen në hije nga administrata e FSHF e cila nga ana e saj ka braktisur paanshmërine dhe është rreshtuar tërësisht në anën e presidentit në fuqi. Pjesëmarrja në Asamble e 12 shoqatave fantazëm si dhe verifikimi i listës së kandidatëve janë dy shqetësimet kryesore të përmendura në letrën e hapur.

Një tjetër aspekt që vihet re është ai i mungesës së aftësive juridike të komisionerëve për kryer procesin delikat të miratimit apo refuzimit të kërkesave për pjesëmarrje në Asamble nga klubet dhe shoqatat. Kërkon që komisioni të asistohet nga juristë të pavarur. Fino pralajmëron ndjekje ligjore në rast së ligjërohen veprimet e paligjëshme të administratës dhe në Asamble thirren dhe votojnë subjektet e paligjeshme. Ai premton së është i vendosur t’i japë fund kësaj gjendjes së arbitraritetit dhe paligjshmërisë në futbollin shqiptar.

Presidenti ne fuqi Duka deklaroi të dielën publikisht se do ndërhyje që kandidatit Fino t’i jepet pa vonesë lista e kandidatëve pra e votuesve realë në Asamble. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në kampin e Finos kanë informacione për dublime dhe manipulime me emërimet dhe propozimet klubeve në favor të sjelljes në asamble të njerëzve të preferuar të administratës dhe presidentit Duka.

Ata po grumbullojne dokumentacion dhe prova ligjore per t’i paraqitur para gjykatës. Eshtë plotësisht që në rast se gjenden prova të manipulimit dhe fallsifikimeve të mundëshme nga ana e administratës se FSHF mbledhja e Asamblesë të bllokohet me vendim gjykate. Ndërkohë shqyrtimi i padisë penale të depozituar nga presidenti i klubit të Flamurtarit me sa duket po ecën me ritme të shpejta. Fushata për zgjedhjet në asamble po bëhet gjithmonë e më tepër elektrizuese.

fshf 1
fshf 1
Letra e kandidatit per kreun e FSHF Bashkim Fino per anetaret e komitetit ekzekutiv

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike