FSHF, shans tifozëve që duan bileta
16 marsi, afati final për Itali-Shqipëri 

FSHF, shans tifozëve që duan bileta<br />16 marsi, afati final për Itali-Shqipëri 
Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një deklarate, ka njoftuar sot në faqen e saj se ata tifozë që duan të ndjekin ekipin kombëtar në ndeshjen eliminatore ndaj Italisë, kanë ende mundësi të përfitojnë bileta.

Për të gjithë tifozët shqiptarë të cilët janë të interesuar të kenë një biletë në sektorin e miqve për ndeshjen eleminatore zyrtare Itali-Shqipëri, e planifikuar për tu luajtur në 24 mars në orën 20.45 në “Renzo Barbera” të Palermos, FSHF njofton se mirëpret gjithsecilin deri në datën 16 mars pranë zyrave të saj për të patur mundësinë e marrjes së biletave.

Vetë Federata Italiane e Futbollit kishte vendosur si afat kohor ditën e sotme për të gjithë ata që donin të merrnin një biletë për këtë ndeshje.

Por pas një kërkese nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, ky afat është shtyrë deri në datë 16 mars, kështu që FSHF fron pranë zyrave të saj  këdo që është i interesuar dhe kërkon të pajiset me një biletë për takimin e kombëtares shqiptare.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin