Federata Shqiptare e Futbollit ka vdenosur shkarkimin e trajnerit Christian Panucci. Shkarkimi i Panuccit vjen vetëm një ditë pas humbjes përballë Turqisë në Loro Boriçi.
Kombëtarja nën drejtimin e Panuccit dështoi edhe në ligën e Kombeve. Eleminatoret e EURO 2020 ishin një sfidë për të provuar rezultatet e drejtimit të kombëtares nga Panucci, por ka mjaftuar humbja e parë në eleminatore që FSHF të shkakojë trajnerin italian.
Ditën e djeshme pas humbjes me Turqinë tifozët kanë shpërthyer në ofendime duke shfaqur pakënaqësinë ndaj tij.
Kontrata e Panuccit me kombëtaren shqiptare do përfundonte në fund të këtyre eleminatoreve.
Panucci drejtonte kombëtaren shqiptare që nga korriku i vitit 2017.
Në ndeshjen e dytë zyrtare eleminatore kundër Andorrës, kombëtarja shqiptare do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.
Njoftimi i plotë i Federatës Shqiptare të Futbollit:
"Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.
Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual", thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Ervin Bulku dhe Sulejman Mema
-
Ok, e larguam tranjerin( kuzhinierin).Po dhe miellin duhet ta nderrojme ama, ( tipo 00), se sado te perpiqesh buka nuk del gje. Turqia i kish lojtaret jo vetem shtatlarte por me nje tezistence deri ne fund, keta tanet mire qe ishin me te shkurter por dhe te lodhur. Suksese ekipit tone gjithsesi!!
Përgjigju -
Manaxher shqiptar?Kokra boles i bie si te kthehesh ne epoken e gurit mos o zot.Thjeshte duhet qeruar mafia nga fshf dhe duhet paguar trajner qe ka dhene prova jo amatora si panuqi me shoke.
Përgjigju -
me mire per mendimin tim do ishte besnik hasi
Përgjigju -
Shum mir ja ben kti langaraqit, ky u dukteshum pordhac. Edhe un jam pro per nje menaxher Shqiptar.
Përgjigju -
Jo vetem panuccin por edhe koktulin e federates hajdutin duka qe sja ka haberin futbollit
Përgjigju -
Vfc, finalmente!
Përgjigju -
Praktika e trainereve te huaj ka dhene disa ndryshime ne futbollin shqiptar ,por sot ka ardhur koha e trainereve shqiptar ,te cilet kane favorin se njohin me mire si mundesute e futbollisteve ashtu dhe personalitetib e tyre .Per mua Sul Mena do ushte nje gjetje e duhur nga FSHF per rolin e trainerit te ekipit kombetar
Përgjigju-
moooooos desha besnik hasin joooo reja
-




Komente
Komento