Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se Shqipëria do të udhëtojë pa tifozët kuqezi në Beogradë, në kuadër të takimit të tretë të grupit "I", të vlefshme për eliminatoret e Europianit "Franc 2016".
Lajmi bëhet i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, deklaron se nuk mund të bëhet më asgjë, në Serbi nuk do të ketë tifozë shqiptarë. "Kombëtarja shqiptare e futbollit do të udhëtojë për në Serbi pa tifozët e saj.
Në bazë të rekomandimeve të ardhura nga UEFA, në një letër të mbërritur të shtunën në FSHF, është vendosur që për ndeshjen e 14 tetorit në Beograd të udhëtohet pa tifozë. Në të njëjtën mënyrë do të veprojë edhe Federata Serbe me tifozët e saj në Elbasan, të cilët gjithashtu s'do të jenë të pranishëm", -shkruhet në njoftimin e 'qeverisë' së futbollit shqiptar.
ATSH
/Shqiptarja.com