Federata Shqiptare e Futbollit vlerëson maksimalisht punën, mundin dhe sakrificën e mjekëve, infermierëve, sanitarëve, shoferëve të ambulancave dhe të gjithë punonjësve në sistemin e shëndetësisë që në vijën e parë po përballen me guxim me virusin vdekjeprurës COVID-19.
Në këtë kohë të vështirë, ata janë shpirtërisht pranë tyre dhe familjeve të tyre. Federata e Futbollit, shpall simbolikisht 459 mjekët, infermierët, sanitarët, shoferët e ambulancave dhe të gjithë personelin e përfshirë si Kombëtaren tonë që po përballet me një ‘ndeshje’ të vështirë, të pabarabartë e të padrejtë për jetën njerëzore.
Emrat e tyre u shkruan për secilin në një fanelë të kombëtares shqiptare të futbollit dhe do u dhurohen këtyre heronjve të heshtur në shenjë vlerësimi, mbështetjeje dhe solidarizimi.
Sot në Ditën Botërore të Shëndetit, fanelat e punonjësve tanë të shëndetësisë, mbushën fushën e stadiumit kombëtar Air Albania me mesazhin: MJEKËT KOMBËTARJA JONË!
Emrat e tyre do të qëndrojnë në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit si një kujtesë për sakrificën! Gjithashtu, Federata e Futbollit duke menduar fëmijët e tyre, do të shpërndajë edhe 459 topa që vogëlushët të mund të luajnë futboll në kushtet e shtëpisë.
Ata sërish bëjnë thirrje që të qëndrojnë në shtëpi, si përpjekja më e mirë për të ndaluar përhapjen e virusit.
“Kjo është mbështetja më e madhe që mund tu japim mjekëve tanë, që kanë lënë familjet e tyre dhe ditë e natë po rrezikojnë jetën për ne duke u ndeshur me virusin!
Ne krenohemi me ta. Ne besojmë se shumë shpejt, të gjithë sëbashku do ta fitojmë këtë ndeshje!”, janë shprehur ata.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4154
Lajme të tjera
-
Renditja/ Bylis toleron, Apolonia e mposht 4-1 në derbi! Flamurtari 2-2 AF Elbasani, Lushnja i bën 'gjëmën' Besës
21 Prill, 17:11
-
Promovimi i Euro 2024 / Ambasadorja gjermane e futbollit, Steffi Jones vjen për vizitë në Shqipëri
21 Prill, 10:28
-
Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit
19 Prill, 21:25
-
KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak
19 Prill, 20:23
-
U17/ Shqipëria fiton me përmbysje, mposht Slloveninë në udhëtim
18 Prill, 16:47
-
Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit
18 Prill, 10:05
-
U-21/ Sherri në Erzeni-Partizani, 4 futbollistë në hetim! Burime: Lojtarët lanë spitalin pas mjekimit
17 Prill, 13:38
-
VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit! Dy futbollistë në spital, 20 në polici
16 Prill, 16:30
-
20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë
16 Prill, 15:37
-
Renditja/ Bylis mposht 3-2 Korabin dhe rikthehet në Superligë, fitojnë edhe Luzi me Tomorin
13 Prill, 17:18
-
Disiplina 30 vendime në një ditë, dënohet 40 përqind e Superligës! Dhunë dhe kërcënime te moshat
13 Prill, 09:56
-
Çmime si në ndeshjet e Kombëtares, FSHF nxjerr në shitje biletat e 'Final 4' më shumë se një muaj para! Biznes me Superligën
11 Prill, 20:51