FSHF: Tirana 8 ndeshje pa tifozë
 200 mijë lekë gjobë Partizanit

FSHF: Tirana 8 ndeshje pa tifozë<br /> 200 mijë lekë gjobë Partizanit
Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë sot masat ndëshkimore pas dhunës së ushtruar në derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani.  

Sipas vendimeve të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF, klubi i futbollit Tirana është dënuar me 8 ndeshje pa tifozë. Ndërsa Partizani është gjobitur me 200 mijë lekë të reja gjobë.

I përfshirë në dhunën fizike pas vërshëllimës së arbitrit, Drejtori Sportiv i KF Tirana, Devi Muka është dënuar nga FSHF me 10 ndeshje pezullim nga aktivitetet.  

E njëjta masë ndëshkimore është dhënë edhe për zyrtarin e ekipit të Partizanit, Amarildo Dajlani. 

Ndërsa ish drejtori Sportiv i Tiranës, Sajmir Shehri është dënuar me 500 mijë lekë. 

Dënimet më të ashpra kanë qenë për ekipin e Tiranës për shkak se ekipi vendas është cilësuar përgjegjës për sjelljen e tifozëve.

Sipas FSHF, Tirana s'garantoi sigurinë e zyrtarëve të klubit të Partizanit. 

Ndërkohë, FSHF ka rrëzuar kërkesën e ekipit të Partizanit për të fituar ndeshjen në tavolinë 0:3. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!