FSHF u jep fund spekulimeve: Christian Panucci, trajner i kombëtares deri në 2020, synojmë Europianin

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve të mediave se është në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Christian Panuccin.

Me një njoftim në faqen zyrtare, qeveria e futbollit shqiptar ka shuar çdo aludim duke nënvizuar se Panucci do të vazhdojë punën në krye të kuqezinjve deri në përfundim të eliminatoreve të Euro 2020, siç është përcaktuar edhe në kontratën e tij.

Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020.

FSHF

Pas humbjes turpëruese 0-4 në “Loro Boriçi” kundër Skocisë, të paktë ishin ata që mendonin se Panucci do të qëndronte në krye të Kombëtares edhe për të ardhmen. Duket se fitorja me Uellsin në miqësore, por mbi të gjitha dëmshpërblimi I majmë që Panucci përfiton në rast shkarkimi ka detyaruar federatën të vijojë bashkpunimin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 28/11/2018 18:54

    Normal që e meriton se arriti rezultate impresionuese...1 gol i bere 8 te honger, mesatare 0.25 te bere e 2 të ngrënë për ndeshje...seriozisht nuk jam ekspert por vetem me pasionin per futbollin dhe dashurine per kombëtaren do kisha arritur me shume...per te mos folur per miqesore u rrafem 2-1luksemburgu kosova 3-0 0e0 katarin na shkepi ukraina 3e0 seriozisht duka e bën vetëm të tallë sumen me antipatine popullore dhe të ekspertëve ndaj tij...

    Përgjigju
  • redu: 28/11/2018 18:13

    Panuci erdhi ne stolin e kombetares shqiptare me propozim te lart madgeruse se tij zotit Duka ( se Shqiperia nuk ka trainer te mire!) . Kontrata duhet te jete klauzola per rastet , kur traineri nuk ka rezultatet qe priten . Panuci ka qene lojtar i madh , por pa eksperuencen e duhur, sidomos per ekip kombetar . Duka duhet te largohej bashke me Panucin , por kjo eshte Shqiperua e cudive dhe korrupsionit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë