FSHF zbardh vendimet, gjoba për
ekipin e Skënderbeut dhe Flamurtarit

FSHF zbardh vendimet, gjoba për<br />ekipin e Skënderbeut dhe Flamurtarit
Sjelljet e fundit të tifozerive shqiptare të futbollit i kanë kushtuar jo pak ekipeve të tyre. Ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimet për masat ndëshkuese të ekipeve të cilat kanë shkelur rregulloren në javën e fundit të kampionateve kombëtare. Si rrjedhojë:

1.KF “Korabi”, për përseritje të vonesa të tilla përpara fillimit të ndeshjes, paralajmerohet se do të jetë subjekt i Komisionit të Disiplines, bazuar ne nenin 13 të KDS.

2.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

3.KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

4.“Flamurtari F.C”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

5.Lojtari i “Flamurtari F.C”, Ivan Jakovljevic, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.KF “Besa”, për sjellje jo sportive të spektatorëve, në bazë të nenit 66 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije). Ne aplikim te nenit 136/1.a te KDS, gjoba paguhet ne masen 50%.

7.Lojtari i KF “Këlcyra”, Ergert Shahini, për goditje me shkelm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF “Këlcyra”, Kamber Kamberaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a), dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Lojtarët e KF “Laçi”, Elion Stafa, Ronaldo Gjinaj dhe Gentian Blini, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj secili pezullim nga aktiviteti.

10.Zyrtari i KF “Skënderbeu” U-19, Jani Kaçi,për sjellje protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes me fjalë e xheste ofenduese, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.Zyrtari i “AAS Shkodër” femra, Arben Parmeza, për nxitje të braktisjes së ndeshjes, në bazë të nenit 55/3 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

12.Lojtari i KF “Teuta” U-17, Endi Hoxha për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, dënohet me 10(dhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS.

13.Zyrtari i KF “Teuta” U-17, Shpëtim Kuci, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a të KDS.

14.Mospranimin e kërkesës së KF “Delvina”.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin