FSHF, zbardhet kalendari
Partizani-Laçi ndeshja e parë

FSHF, zbardhet kalendari<br />Partizani-Laçi ndeshja e parë
Zbardhet kalendari i Kategorisë Superiore për sezonin 2015-2016 dje në ambientet e FSHF-së, në prani të përfaqësuesve të klubeve. Shorti përcakton 36 javët  e kampionatit të 77-të kombëtar, që do të nisë më 22 gusht ndërkohë java e parë ka rezervuar thuajse një përsëritje e sezoneve të shkuara.Partizani, i si gogla numër 1 do të ndeshet me Laçin, ashtu si kampionatin e fundit. Këtë herë ndryshimi është se takimi do të zhvillohet në kryeqytet dhe jo si në verën e vitit të kaluar, kur kampionati për të kuqtë nisi me transfertën e Laçit. Këtë herë nga dy klubet e kryeqytetit, fati në start i ka buzëqeshur Partizanit dhe jo Tiranës, që u përzgjodh si gogla numër 6.
 
“Demat e kuq” do të luajnë dy javët e para në shtëpi, fillimisht ndaj Laçit dhe, më pas, do të presin Flamurtarin, ndërsa bardheblutë kanë dy takime radhazi në transfertë (ndaj Tërbunit dhe Laçit). Në momentin e ndarjes së goglave nga sekretari Shulku dhe shefi i sektorit të garave, Lysien Nurishmi, ka pasur edhe batuta.
 
Mirëpo, ajo që kishte më shumë kureshtje, ishte pikërisht java se kur do të luhej derbi i kryeqytetit. Edhe këtë herë, ashtu si në sezonin 2014-2015, do të zhvillohet në javën e gjashtë. Edhe pse FSHF ende nuk i ka zbardhur datat, mendohet se do të luhet më 3 tetor, pikërisht pesë ditë para ndeshjes së shumëpritur të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë (më 8 tetor).
 
Klubi pritës në derbin e fazës së parë do të jenë të kuqtë. Ndërkohë, kampionët në fuqi të Skënderbeut, rigjejnë Vllazninë në fillimin e kampionatit. Më parë kishte ndodhur në sezonet 2012- 2013 dhe 2013-2014, ku korçarët e nisin me fitore bindëse nga Shkodra. Çiftet e tjera të javës së parë plotë- sohen me sfidat FlamurtariTeuta, Kukësi-Bylisi dhe Tërbuni-Tirana. Në debutimin historik në Superiore, klubi pukjan do të luajë ndaj skuadrës me më shumë trofe në Shqipëri, por më parë i duhet të plotësojë kriteret e FSHF-së për licencimin, pasi stadiumi lë për të dëshiruar.

fshf

































































fshf

 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën