FSHF-ja bekon 'Air Albania Stadium', por nuk harron Qemal Stafën

FSHF-ja bekon 'Air Albania Stadium', por nuk harron Qemal Stafën

TIRANE-Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar emrin e ri të stadiumit kombëtar. "Air Albania Stadium" do të jetë emri i ri i stadiumit, ndërsa FSHF-ja do të përfitojë nga kompania ajrore e fluturimeve 650 mijë euro në vit dhe në total për pesë vite 3.2 milionë euro.

Ndërkaq, Këshilli i Administrimit dhe Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të Qendrës Sportive Kuq e zi ka vendosur që Tribunat e stadiumit të marrin emrat e personaliteteve të historisë dhe të futbollit Shqiptar;

– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa,

– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.

– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.

– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.

Në këtë mënyrë, thotë FSHF-ja "jo vetëm respektohen këto personalitete të shquar, por edhe mbahet gjallë përgjithmonë kujtesa historike e stadiumit të vjetër". Ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin e ri Shqipëria do ta zhvillojë pas dy ditësh përballë Francës.

Njoftimi i plote i FSHF-se
Qendra Sportive Kuq e Zi Sha njofton opinionin publik për përfundimin e procesit të përzgjedhjes së partnerit për të drejtat e emrit të stadiumit.

Në këtë proces pati 2 oferta financiare konkrete dhe 4 shprehje interesi. Ofertuesit ishin kompania ajrore Air Albania dhe kompania e njohur e karburanteve Bolv Oil.

Këshilli i Administrimit i Qendra Sportive Kuq e Zi sha, në vlerësim të ofertave vendosi të përzgjedh shoqerinë Air Albania Shpk, përzgjedhje e cila u aprovua nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve (75% Federata Shqiptare e Futbollit dhe 25% Ministria e Financave dhe Ekonomisë).

Përfitojmë nga rasti të falenderojmë gjithashtu edhe kompanitë Bolv Oil, Sigal Uniqa Group Austria dhe Vodafone Albania për shprehjen e interesit për të qenë edhe ata sponsor të stadiumit të ri.

Dje u nënshkrua kontrata e sponsorizimit mes palëve Qendra Sportive Kuq e zi dhe Air Albania, sipas të cilës kompania ajrore Air Albania do të ketë të drejtën e vënies së emrit ‘Air Albania Stadium’.
Pra që nga sot e deri në përfundim të kontratës 5 vjecare stadiumi do të quhet Air Albania Stadium.

Shoqëria Air Albania shpk është krijuar në vitin 2018, me aksioner kryesor Turkish Airlines (49%), duke qenë në këtë mënyrë përfaqësuesi zyrtar i gjigandit botëror të fluturimeve në tregun shqiptar. Shteti shqiptar gjithashtu zotëron 10% të aksioneve të shoqerise, me anë të Albcontrol Sha.

Ndërkaq Këshilli i Administrimit dhe Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të Qendra Sportive Kuq e zi ka vendosur që Tribunat e stadiumit të marrin emrat e personaliteve të historisë dhe të futbollit Shqiptar, si vijon:

– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa.
– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.
– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.
– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.

Në këtë mënyrë jo vetëm respektohen këto personalitete të shquar, por edhe mbahet gjallë përgjithmonë kujtesa historike e stadiumit të vjetër.

Ne e vlerësojmë këtë marrëveshje të arritur me Air Albania si një ndihmëse të rëndësishme për mirëmbajtjen në standarde bashkëkohore të këtij kompleksi, dhe aspak si një marrëveshje biznesi. Të ardhurat që do gjenerohen nga kjo kontratë do jenë të dedikuara për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe për moderniziminin e stadiumit me të rejat më të fundit të teknologjisë.

Inaugurimi i shtëpisë së re moderne të Futbollistëve Kuq e Zi është padyshim një moment historik dhe i gëzueshëm për të gjithë.

Ju ftojmë në “Air Albania Stadium” për të mbështetur kombëtaren dhe njëkohësisht për të parë nga afër ndryshimin e madh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Egjiptiani: 16/11/2019 02:32

    MOS HARRONI TI VENDOSNI EMER DHE GARAZHDIT MAKINAVE POSHTE SHESHIT,,,PROPOZOJ TI VIHET EMRI GEZIM KULUFI....

    Përgjigju
  • redi: 15/11/2019 22:19

    Veprimi me i drejte dhe me i zgjuar i FSHF .Hera e pare mje bravo e madhe

    Përgjigju
  • Naimi: 15/11/2019 22:01

    Bravo ja ky qenka lajm shume i mire jo vetem Qemal Stafa qe e meriton por edhe figurat e sportit ikonat e futbollit si Panajot Pano Vasillaq Zeri Arben Minga etj te vendosen ne tribunat e stadiumit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat