FSHF-ja letër 'forcave blu': Është e nevojshme prania juaj brenda ambienteve sportive

FSHF-ja letër 'forcave blu': Është e nevojshme prania juaj brenda ambienteve sportive

Ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit

Krerët e federatës menjëherë pas përfundimit të takimit të realizuar me qeverinë ku i pranishëm ishte edhe kryeministri vendit Edi Rama vendosën që ti japin fund bojkotit

Federata Shqiptare e Futbollit tashmë kërkon bashkëpunimin me uniformat blu në mënyrë që lojtarët dhe të gjithë të pranishmit të ndihen të sigurtë në fushën e blertë. Letra është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Z. Ilir Shulku i ka dërguar një shkresë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Ardi Veliut ku  I kërkon që të ketë një bashkëpunim mes tyre.

“Në vijim të kësaj fryme bashkëpunimi dhe në kuadër të angazhimeve publike të ndërmarra nga të gjithë aktorët, duke synuar rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në aktivitetet futbollistike, ju drejtohemi me këtë kërkesë për marrjen përsipër të ndeshjeve të parashikuara të kalendarit sportiv në respektim të parimit të sigurisë parashikuar nga Neni 4/d) i Ligjit 79/2017 që ka të bëjë me ushtrimin e veprimtarive sportive në një mjedis të sigurt”, thuhet në letrën zyratare të FSHF-së drejtuar Policisë së Shtetit.

Në shkresën e FSH-së thuhet se është e nevojshme prania e forcave të rendit brenda ambienteve sportive, duke filluar nga ndeshjet e ditës së nesërme datë 12.03.2019,  duke theksuar se pret një përgjigje për angazhimin e forcave të rendit po në mesditën e datës së lartpërmendur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përballja me Romën në Europë, Granit Xhaka: Leverkusen shkon në finale

Përballja me Romën në Europë, Granit Xhaka: Leverkusen shkon në finale