FSHF-Tifozat Kuq e Zi-Polici, dakordësi në shumë pika 

FSHF-Tifozat Kuq e Zi-Polici, dakordësi në shumë pika 

Nga takimi i sotem Polici-FSHF-Tifoza Kuqezi

Në zyrat e Federatës së Futbollit është realizuar një takim me Tifozat Kuq e Zi, ku i pranishëm ishte edhe zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.

Armand Duka, së bashku me zyrtarët e Policisë së Shtetit, dhe përfaqësuesve të grupimit “Tifozat Kuq e Zi” gjetën dakordësi për shumë pika diskutimi, për të qenë gjithmonë në një atmosferë ku manifestimet në stadium të jenë korrekte.

Ndërkaq, zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit theksoi domosdoshmërinë e zhvillimit të një takimi të tillë. Ai garantoi përfaqësuesit e Tifozave Kuq e Zi korrektësinë e uniformave blu. Në vijimësi do të ketë sërish takime të tjera mes palëve për të specifikuar çdo gjë, në mënyrë që klima e bashkëpunimit të mos cënohet nga asnjë faktor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë