VIDEO/ Fshihej në një dhomë të nëndheshme, kapet 52-vjeçari në Krujë! Në kërkim për kultivim droge

KRUJË- Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim, prej më shumë se 3 vitesh fshihej në një dhomë të nëndheshme në banesën e tij Në Nikël të Fushë Krujës. Për t’i shpëtuar policisë, ai kishte përshtatur këtë dhomë të nëndheshme, por kjo skemë është zbuluar nga policia.

52-vjeçari Ilir Krojë, ka rënë në pranga, ndërsa rezulton i dënuar 8 vjet, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", pasi në vitin 2020 ka 200 kultivuar bimë në Njësinë Administrative Nikël.

Krujë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kishte përshtatur një vend të fshehtë, në banesën e tij, për tu strehuar, ndërkohë që ishte në kërkim nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

52-vjeçari i dënuar me 8 vjet burgim për kultivim bimësh narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", pas informacioneve të marra se në Nikël, një shtetas i kërkuar nga Policia, strehohej në një ambient të cilin e kishte impovizuar për tu fshehur, në banesën e tij, menjëherë kanë organizuar punën, dhe kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë.

Si rezultat u kap dhe vu në pranga shtetasi Ilir Krojë, 52 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar poshtë mobiljeve të kuzhinës, një derë me shkallë zbritëse në një dhomë të nëndheshme, të cilën 52-vjeçari i ndaluar, e përdorte për tu fshehur nga policia.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burgim, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", pasi në vitin 2020 ka 200 kultivuar bimë në Njësinë Administrative Nikël.

Operacioni "Sundimi i ligjit" vijon. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)