Fshihej për t’i shpëtuar hakmarrjes së bandave, si u arrestua në Durrës kreu i grupit kriminal italian
Pamje nga operacioni në Durrës
Një 40-vjeçar italian, që konsiderohet si një ndër personat kryesorë të trafikut të drogës në zonën e Barit, është arrestuar në një apartament në Durrës. Giovanni Di Cosimo, i cilësuar si koka e një grupi kriminal në Bari, kishte gjetur strehim prej disa muaj në Durrës, pasi i fshihej policisë italiane por njëherësh i druhej një hakmarje të mundshme nga kundërshtarët e tij në Bari. Kjo pasi sipas burimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda Giovanni Di Cosimo, ishte i përfshirë jo vetëm në trafikun e drogës por edhe në rrëmbime dhe zhdukjen e personave.
Fshehja në Shqipëri
Për t’i shpëtuar hakmarjes dhe prangave të policisë Italiane, Giovanni Di Cosimo, ishte zhvendosur në qytetin e Durrësit, ku prej mëse pesë muaj qëndronte në një apartament në katin e 10 të një pallati në Durrës. Identifikimi dhe lokalizimi i tij është kryer në bashkëpunim me policinë Italiane dhe Prokurorët e Krimeve të Rënda.
Nga ana tjetër policia Bareze në Itali vijonte hetimet paralele, për anëtarët e grupit që drejtohej nga Giovanni Di Cosimo, hetime këto që janë finalizuar me sukses ditën e djeshme, ku në Bari janë arrestuar 14 persona, ndërsa dje në Durrës është vënë në pranga, Giovanni Di Cosimo, kreu i këtij grupi kriminal. Hetimet në shqipëri janë kryer nga dy prokurorët e krimeve të rënda Anton Martini dhe Vladimir Mara.
Arrestimi në Durrës
Gjatë paradites së djeshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DPPSh, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës finalizuan operacionin ku u arrestua me qëllim ekstradimi italiani Giovanni Di Cosimo, 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali. Në ngarkim të tij, Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6852
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
-
Dy aksidente me vdekje, në Thumanë dhe aksin Tiranë-Durrës, në pranga 70-vjeçari dhe një i ri
18 Shkurt, 15:57
-
Durrës/ Vodhën naftë nga anija e sekuestruar, arrestohet 34 vjeçari! Me shokun i dhanë 10 mijë € ryshfet policit e zëvendësuan karburantin me ujë
18 Shkurt, 11:12
-
Parku Teknologjik 'Durana', zona e parë teknologjike në Shqipëri! 50 kompani të interesuara, 15 vite biznes pa taksa, hapen 5 mijë vende pune
18 Shkurt, 10:21
-
Zyrtare/ Më pak se një muaj dhe asnjë fitore, Teuta shkarkon Bledar Devollin! Gjen menjëherë trajnerin e ri
18 Shkurt, 09:47
-
Kishte probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon gjyqtarin e Durrësit, Izet Dushajn
17 Shkurt, 16:55
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Tiranë/ Italia e kërkonte për organizatë kriminale dhe trafik kokaine, kapet për ekstradim 44-vjeçari me dy identitete! I dënuar me 5,5 vite burgim (EMRAT)
17 Shkurt, 15:58
-
Durrës/ Sherr për një manovër të gabuar në qarkullim, 49-vjeçari qëllon me çifte drejt makinës së të riut (EMRI)
17 Shkurt, 14:51
-
Shijak/ Vodhi para dhe pije alkoolike në një lokal, në pranga 29-vjeçari
17 Shkurt, 14:14
-
Vidhnin automjete, skafe, banesa e tabakino në Tiranë e Durrës, arrestohen 4 'skifterët', një në kërkim (VIDEO)
16 Shkurt, 10:14
-
Durrës/ Plagosën me sende të forta një person, arrestohet një nga autorët, në kërkim i vëllai
15 Shkurt, 14:22