ANGLI - Gjashtë shqiptarë u arrestuan nga policia kufitare në kufirin mes Francës dhe Anglisë. Ata ishin fshehur në një kamion mallrash dhe po tentonin që të hynin në Angli në mënyrë ilegale.

Ishin qentë e kufirit, ata të cilët i zbuluan dhe më pas policia i arrestoi të gjashtë shtetasit shqiptarë.

Arrestimi i tyre u bë më datë 12 dhjetor në vendin e quajtur Calais.

Sipas policisë ata kishin hipur në kamion që në Francë pasi ishte kryer kontrolli nga policia franceze, por nuk mundën t'i shpëtonin kontrollit të policisë angleze.

Shefi i kufirit Paul Morgan tha se arrestimi i grupeve të tilla ilegale arrihet në sajë të bashkëpunimit të policisë angleze me atë franceze.

(S.Ç/Shqiptarja.com)