Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
Foto nga arrestimi i një prej tregtarëve
ITALI – Një grup kriminal që merrej me shitjen e kokainës është shkatërruar nga policia italiane. Në pranga kanë rënë 4 persona ndërsa 10 të tjerë janë vënë nën hetim. Policia në komunën Asti arriti të ndalonte shpërndarjen e rreth 1500 dozave në vlerën totale 300 mijë euro. Tregtia e drogës bëhej përmes kutive të ilaçeve.
Hetimet nisën në fund të vitit 2021 dhe rezulton se 51-vjeçari shqiptar Isuf Hadaj ishte në krye të grupit që bënte tregti kryesisht në zonat e Corso Torino dhe pranë Parco della Resistenza.
Aktiviteti është cilësuar prej tij si “punë”. Disa transferime u bënë pranë shkollave dhe fëmijëve të mitur. Madje bënin edhe shitje nëpër dritaret e shtëpive. Banda përdorte edhe truke të veçanta, duke ndërruar makina apo edhe duke fshehur drogën në kutitë e ilaçeve.
Dy të arrestuarit e tjerë janë Davide Battiston, i arrestuar dhe Fabiola Ghiotti, që është në arrest shtëpie, të cilët blenë kokainën që e hodhën në sheshin Asti. Ata kishin blerë kokainën për një vlerë rreth 20 mijë euro.
Të tjerët janë katër shqiptarë të tjerë dhe tre italianë, të cilët dolën si tregtarë të dyshuar droge. Po ashtu është sekuestruar një pronë në zonën Antignano, një ndërtesë me tokë përkatëse, e blerë me të ardhura të paligjshme.
Gjatë kontrolleve, në koordinim me prokurorinë e Asti-t, u sekuestruan edhe çeqe 11 mijë euro, kokainë gati për shitje dhe 12 mijë euro të ardhura nga trafiku i drogës.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të zhvillohen zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës?
-
Po
64.8%
-
Jo
28.7%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 230
Lajme të tjera
-
I dënuar me 14 vjet burg për drogë, kapet 47-vjeçari në Shkodër! Pritet ekstradimi i tij i Italisë
1 Qershor, 11:29
-
FOTO/ Itali, vritet 33-vjeçari shqiptar! U godit me thikë jashtë lokalit, arrestohet bashkëatdhetari
1 Qershor, 10:11
-
Itali/ Kishin debatuar se e tradhtonte, partneri vret të dashurën 7 muajshe shtatzënë dhe e fsheh në pyll! Rrëfen krimin para hetuesve: E godita me thikë për vdekje
1 Qershor, 09:39
-
VIDEO/ Goditet grupi kriminal i pastrimit të parave, 33 të arrestuar në Itali dhe Spanjë, mes tyre 10 shqiptarë! Sekuestrohen 18.5 milionë euro pasuri
31 Maj, 10:29
-
Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij në Pukë, gjykata në Itali shtyn seancën për ekstradimin e biznesmenit italian Davide Pecorelli
31 Maj, 09:11
-
‘Java e Italisë’ rikthehet në Shqipëri, ambasadori Bucci: Do ketë koncerte me të ftuar special! Veliaj: Më 1 qershor prezantojmë projektin për godinën e re të ambasadës italiane
30 Maj, 12:54
-
Tragjedia në liqenin Maggiore në Itali, mes viktimave ishin 3 agjentë të inteligjencës italiane dhe 1 pjesëtar i forcave izraelite
30 Maj, 12:31
-
Megaoperacion në Itali, ‘çmontohet’ klani i trafikut të drogës italo-shqiptar, 15 të arrestuar! Në pranga edhe kreu i bandës, paratë investoheshin në Shqipëri
30 Maj, 11:29
-
Prej dy ditësh i zhdukur, vijojnë kërkimet për 38 vjeçarin shqiptar në Itali! Dyshohet se është mbytur në lumin ‘Po’
29 Maj, 08:40
-
Krimi i rëndë në familjen shqiptare në Itali, Tefta Malaj dhe i biri ndihmohen nga qytetarët italianë! Familjarët e burrit e kërcënojnë
29 Maj, 08:33
-
Moti i keq në Itali, kthehet përmbys varka me 24 persona në bord, 3 të vdekur dhe 1 i zhdukur
28 Maj, 22:09
-
Itali, Kanali i Madh në Venecia bëhet i gjelbër! Prefekti thërret mbledhje urgjente: Të hetojmë shkakun (VIDEO)
28 Maj, 19:39